DVP Berat – Penguan qarkullimin e automjeteve duke bllokuar rrugën kryesore urbane “Antipatrea” dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë, procedohen penalisht 5 shtetas

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat proceduan penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit: A.A., 30 vjeç, A.R., 29 vjeç, E.Z., 32 vjeç, B.M., 28 vjeç dhe R.D., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, kanë penguar qarkullimin e automjeteve duke bllokuar rrugën kryesore urbane “Antipatrea”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët që të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve, sepse do të përballen me forcën e ligjit.