Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit M.H., 46 vjeç, banues në fshatin Velmish, Berat dhe A.Ç., 42 vjeç, banues në fshatin Gjoroven, Berat, pasi u kapën duke transportuar me mjetet e tyre lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme dhe pa dokumentacion përkatës.
Drejtoria e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, dëmtim të zonave të mbrojtura, ndotje të ajrit apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.
DVP Berat fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.
——————-
Gjithashtu po nga specialistët e Seksionit për Krimet u proceduan penalisht 6 shtetas të mitur, të moshave 14 dhe 15 vjeç, të gjithë banues në Berat, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë duke shkatërruar ambjentet e një kopështi me qëllim vjedhjen e sendeve të tij.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.