Kuçovë/Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Procedohen penalisht kryetari i fshatit Mëndrakë, specialisti dhe inspektori i Shërbimit Pyjor, për shpërdorim detyre.
Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Kuçovë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar fidanë narkotikë cannabis sativa të kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Mëndrakë, Kuçovë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë proceduan penalisht shtetasit: Sh. K., 62 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Mëndrakë, Kuçovë, K. B., 51 vjeç, me detyrë inspektor i Shërbimit Pyjor dhe Y. L ., 61 vjeç, me detyrë specialist i Shërbimit Pyjor, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.
Specialistët e Komisariatit Policisë Kuçovë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
—————–
Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Sh., pasi në vendin e quajtur tek “Stadiumi”, Kuçovë, u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
—————-
U procedua penalisht shtetasi T. D., 39 vjeç, banues në fshatin Cukalat, Dimal, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një pjesë shtesë në banesë, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.