DVP Berat – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas

Përdori kartmonedha të falsfikuara, kapet dhe ndalohet poseduesi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Berat u bë ndalimi i shtetasit S.K., 18 vjeç, banues në Skrapar, pasi në dy subjekte me artikuj të ndryshëm përdori për blerje dy kartmonedha me prerje 100 euro, të cilat dyshohen të jenë të falsfikuara.
—————
Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.A., 42 vjeç, banues në Dimal, pasi në vendin e quajtur “Sheshi Dimal”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.08 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.