Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Procedohen penalisht 2 shtetas për veprën penale “Ndotja e ajrit” dhe 1 tjetër për “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Arrestohen në flagrancë dhe 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit”, shtetasit:
A. D., 45 vjeç dhe Sh. A., 45 vjeç, banues në Krujë, pasi në vendin e quajtur “Krastë” kanë djegur furra gëlqerore, pa lejen e organeve kompetente, duke shkaktuar ndotje të ajrit.
Gjithashtu është proceduar penalisht shtetasin Q. K., banues në fshatin Bubq, Krujë, pasi gjatë kontrolleve iu gjetën rreth 3 m2 dru zjarri të prera pa leje.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. Xh., 17 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja” dhe në lagjen nr. 13, Durrës, ka tentuar të vjedhë biçikletën e shtetasit E. H.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. N., 23 vjeç, banues në Manzë, pasi më datë 12.08.2020, ora 20:45, në Manzë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një këmbësore, shtetasen H. K., 58 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.