Durrës – Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas tjetër.
Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Durrës, arrestuan 1 shtetas për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Dhuna në familje”.
Q. L., 59 vjeç, banues në Fllakë, Durrës, pasi për një periudhë të gjatë kohore, ka përndjekur, dhunuar dhe marë me forcë ishbashkëjetuesen e tij shtetasen K. H., 37 vjeçe.
Po nga Specialistët e Hetimit të Krimit, u arrestua 1 shtetas për veprën penale “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
R. M., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë një kontrrolli fizik në lagjen Nr.12, Durrës, u kap me një send armë të ftohtë (thikë).
…….
Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin Manëz, proceduan 1 shtetas për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
M. S., 46 vjeç, banues në Armathë, Durrës, pasi në fshatin Armathë, është kapur duke transportuar me mjet, në mënyrë të paligjshme, lëndë drusore.
……
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan 2 shtetas për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”.
A. Ç., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Volkzvagen” me drejtues shtetasin P. Ç., si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit P. Ç., 68 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka gjetur vdekjen bashkëshortja e tij, shtetësja Xh. Ç., 67 vjeç.
F. M., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij pa leje drejtimi.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.