Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Shtetasi K. A., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, bazuar në Urdhër Arrestin e vitit 2017,lëshuar nga Gjykata në Peskara/ Itali, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve (kokainë)” dhe “Organizata Kriminale”.
Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se në gjashtë raste të përsëritura, kanë mbajtur, transportuar dhe shitur sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.