Durrës – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve kanë bërë ndalimin e shtetasit A. B., 31 vjeç, banues në Durrës. Shërbimet e Policisë, më datë 18.09.2021, gjatë kontrollit të ushtruar në picerinë e këtij shtetasi, në lagjen nr.17, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, një peshore elektronike dhe një grirëse lënde narkotike.

Po nga specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u procedua penalisht shtetasi Sh. D., 57 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme.
….
Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Manzë proceduan penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasin M. S., 51 vjeç, banues në Manzë, pasi është kapur në fshatin Armath, duke prerë dru, në mënyrë të paligjshme,

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.