Durrës – Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 2 prej tyre të shpallur në kërkim

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve kanë bërë ndalimin e shtetases S. J., 35 vjeçe, banuese në Durrës, e shpallur në kërkim për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Kjo shtetase dyshohet të ketë patur dijeni për aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike nga bashkëjetuesi i saj dhe disa shtetas të tjerë (të arrestuar më datë 01.09.2021), por nuk ka kallëzuar.
….
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Sh. M., 51 vjeç, banues në Shijak, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 21.06.2021, e ka dënuar me 5 muaj e 5 ditë burg, për veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.
…..
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë kanë bërë ndalimin e shtetasit A. Gj., 33 vjeç, banues në Gjuricaj, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” me “Arrest në burg”, për veprën penale “Drejtimi automjeteve në mënyrë të parregullt”.
…..
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin Ch. H., 50 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.