Durrës – Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar të 3 rasteve të vjedhjeve të ndryshme.

Në pranga edhe 6 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

B. N., 39 vjeç dhe A. Ç., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur dyert dhe dritaret duralumini në banesën e shtetasve S. Sh. dhe K. O., në Durrës.

Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas janë autorë të dy vjedhjeve të tjera, konkretisht:

Më datë 30.03.2022, kanë vjedhur kabllo elektrike në një pallat të dëmtuar nga tërmeti;

Më datë 17.03.2022, kanë vjedhur një rrjetë peshkimi, në një anije.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasit I. B., 32 vjeç dhe R. T., 29 vjeç, banues në Turqi, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë R. V., 20 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi G. K., 18 vjeç, pasagjer në mjet, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 22 vjeç, banues në Arrameras, Krujë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. B. dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjerja në këtë mjet, shtetasja Z. D., 81 vjeçe, dhe janë dëmtuar pasagjerët e tjerë, shtetasit G. D., A. D., M. D. dhe B. D., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. S.

Gjithashtu u ndalua shtetasi K. Ç., 27 vjeç, banues në Laç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.