Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” shtetasin Nj. S., 51 vjeç, banues në Zvicër, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke ndihmuar shtetasen E. R., 34 vjeçe, bashkë me dy fëmijët e saj, që të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim Ç. H., 29 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 22.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale “Dhunimi i varreve” dhe “Vjedhja”, shtetasi R. K., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur disa sende dekorative në varrezat e lagjes nr.15, Durrës.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Q. D., 43 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.