Durrës
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, u kapën dhe u ndaluan shtetasit në kërkim:
Saimir Aliu, 51 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”;
N. K., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.