Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin E. Q., 36 vjeç, banues në Kavajë, pasi i ka vjedhur aparatin celular shtetasit R. H.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin S. G., 56 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. M., 20 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.