Durrës – Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin A. S., 38 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 15.10.2021 ka kanosur me fjalë një punonjës policie.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. Sh., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.