Durrës – U fut në banesë për të vjedhur, por falë reagimit të shpejtë nga Policia, kapet dhe arrestohet në flagrancë 32-vjeçari

Pas një telefonate në Sallën Operative Durrës, nga shtetasi K. M., se dikush ishte futur për të vjedhur në katin e dytë të banesës së tij, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, menjëherë kanë mbërritur në adresën e dhënë dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Xh. Y., 32 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte futur për të vjedhur në banesën e shtetasit K. M., i cili sapo e ka pikasur, ka njoftuar menjëherë Policinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë”.