Durrës – Policia, plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë në ambientet e shkollave

Kontrolle në ambientet përreth shkollave dhe në ambientet e brendshme.

Kontrollet në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave, qeveritë e nxënësve dhe bordin e prindërve.

Gjatë kontrolleve në Shijak, specialistët për Hetimin e Krimeve proceduan në gjendje të lirë një 13-vjeçar nxënës i një shkolle 9-vjeçare, pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë imituese.

Policia në bashkëpunim me stafet pedagogjike, qeveritë e nxënësve dhe bordin e prindërve do vijojë të ushtrojë kontrolle përreth shkollave dhe brenda tyre në orare të përshtatshme, me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla për zhvillimin e një procesi mësimor sa më të sigurt.