Durrës/Goditet një tjetër rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore

Durrës

Shkon në 14 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar/ proceduar penalisht, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale apo administrative.

Goditet një tjetër rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
Procedohet penalisht 17-vjeçari që ofroi para, për të mos u ndëshkuar administrativisht.

Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, drejtuesit të një automjeti që e konstatuan në vendin e quajtur “Plepa” pasi në pamje dukej i mitur. Më tej gjatë verifikimeve rezultoi se ky shtetas ishte 17 vjeç dhe drejtonte automjetin i pa pajisur me leje drejtimi.

Gjatë veprimeve të punonjësve të Policisë, drejtuesi i automjetit, për të shmangur procedurat ligjore për këtë shkelje, iu ka ofruar atyre, 20 euro .

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kryen veprimet administrative dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 17-vjeçarin, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.