Operacioni i zhvilluar nga strukturat e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës.
Sekuestrohen një sasi e konsiderueshme medikamentesh të ndryshme mjekësore, Rapid Test Antigen dhe aparate celularë.
Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit ku u gjetën medikamentet, procedohet penalisht porositësi i tyre.
Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative se një shtetas po transportonte medikamente mjekësore dhe sende të tjera të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar të koduar “Smart”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. L., 31 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr.13, Durrës (jashtë rrethimit të Portit detar), automjetin me drejtues shtetasin M. L. Gjatë kontrollit në mjet janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme medikamentesh të ndryshme mjekësore, paketime me Rapid Test Antigen dhe 3 aparate celularë.
Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”, porositësin e medikamenteve, shtetasin A. B., 29 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.