Durrës
Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasen M. K., banuese në Kosovë, pasi në PKK Port, Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të dyshuara si të falsifikuara.
—
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndaluan shtetasin J. K., 27 vjeç, banues në Krujë, pasi ishte shpallur në kërkim nga DVP Lezhë, për veprën penale “Përndjekja”. Shtetasi J. K., ju dorëzua DVP Lezhë për veprime të mëtejshme.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:
M. N. (Sh), 22 vjeçe, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
B. D., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme në Hamallaj, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Honda” me drejtues shtetasin G. H., 67 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetësja E. H., 34 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.