Durrës
Vijon të rritet bashkëpunimi me qytetarët
Arrestohet në flagrancë një shtetas për shpërndarje të lëndëve narkotike të forta. Në pranga edhe një shtetas tjetër si dhe një shpallet në kërkim për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin P. A.,38 vjeç, banues në lagjen Nr. 14 Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i tij u bë sepse gjatë kontrollit fizik në një lokal, në lagjen Nr. 13 Durrës, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza lëndë narkotike e dyshuar si kokainë
Gjithashtu shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Y., 45 vjeç, banues në lagjen Nr. 13 Durrës. Gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve E. Y., dhe A. K., është qëlluar në ajër me armë zjarri. Po punohet për kapjen e shtetasit A. K.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, për veprime të mëtejshme.