Durrës
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.15, Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në mjetin tip “Volkswagen” me të cilin ky shtetas po lëvizte, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike marijuanë.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. H., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në aksin rrugor Fushë Krujë -Thumanë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
E. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në lagjen nr.13, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
T. M., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme në lagjen nr.15, Durrës, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale N. M., 69 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ndërroi jetë në spital.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.