Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin maroken M. S., 37 vjeç, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. I., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë-Ura e Gjolës, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasen F. S., 61 vjeçe, banuese në Fushë Krujë, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
—
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për një shtetas të paidentifikuar që u mbyt duke u larë në det, rreth 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ju informojmë se pas veprimeve hetimore rezultoi se është shtetasi N. M., 82 vjeç, banues në Serbi (pushues), i cili ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.
—
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 01.07.2021, rreth orës 04:25, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në një banesë të pabanuar, ka marrë flakë një kabllo elektrike dhe si pasojë është djegur në këmbë shtetasi H. D., 43 vjeç, i cili pas ndihmës mjekësore ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.