Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim Emanuel Hasra, 26 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 23.10.2017, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 20 vjeç, banues në fshatin Fllakë, Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.