Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Komisariati i Policisë Vlorë

-ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim B. S., 64 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 19.06.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vepra të turpshme”;

-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit F. A., 32 vjeç dhe Xh. T., 31 vjeçe, pasi pas një konflikti verbal, për motive të dobëta, i kanë dëmtuar automjetet njëri-tjetrit.

Komisariati i Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin R. T., 63 vjeç, I. Sh., 51 vjeç dhe M. G., 60 vjeç, pasi për motive të dobëta, janë konflitkuar fizikisht me njëri-tjetrin, në fshatin Lukovë.

Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin G. Xh., 45 vjeç, banues në Ksamil, sepse dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një supermarket në lagjen nr. 1, Sarandë, pasi ka dalë nga banesa duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të cilën ia kishte caktuar Gjykata e Sarandës.

Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin A. B., 32 vjeç, banues në Kosovë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë

-arrestoi shtetasin L. F., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-arrestoi shtetasin K. Ç., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.