Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisatiati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku u shpall në kërkim shtetasi E. P., 44 vjeç, banues në fshatin Kuqan, Elbasan, pasi dyshohet se ky shtetas i ka marrë një automjet shtetasit A. M., me pretendimin për t’ia blerë dhe nuk ia ka kthyer. Pas kontrolleve të ushtruara nga ana e Policisë, automjeti u gjet i braktisur dhe i dëmtuar, në një vend parkimi, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.

Sektori i Policisë Rrugore, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. N., banues në fshatin Kagjinas, Kolonjë, pasi duke drejtuar mjetin buqësor (traktor), pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe traktori ka dalë nga rruga. Për pasojë ky shtetas ka pësuar dëmtime fizike dhe ndodhet në spital për mjekim.

Komisariati i Policisë Pogradec, referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin M. B., 29 vjeç banues në Pogradec, pasi dyshohet se nëpërmjet një rrjeti social, ka ushtuar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.