Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. R., 22 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi iu gjet një sasi e vogël Cannabisi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. P., 24 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka dëmtuar automjetin në përdorim të një punonjësi të Policisë Bashkiake, Tepelenë, dhe në pronësi të bashkisë.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 56 vjeç, banues në Krujë, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë veprimeve procedurale për një shkelje rrugore.
—
Përmet/Mesditën e djeshme, ka humbur jetën, gjatë transportimit me autoambulancë në drejtim të spitalit të Gjirokastrës, shtetasja M. F., 30 vjeçe, banuese në fshatin Piskovë. Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtimesh të tjera. Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.