Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

•Stacioni i Policisë Dropull-Libohovë:

-arrestoi në flagrancë shtetasin V. I., 62 vjeç, banues në fshatin Bodrishtë, pasi në banesë iu gjetën sasi municioni luftarak dhe fitili zjarrpërcjellës, që posedoheshin pa leje;

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. J., 64 vjeç, banues në fshatin Jorgucat, pasi në banesë iu gjetën 1 armë gjahu, 1 pushkë sportive dhe një sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje.

•Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin K. V., 29 vjeç, banues në Përmet, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

•Në Komisariatin e Policisë Përmet ka kallëzuar shtetasi P. K., 77 vjeç, banues në Përmet, se djali i tij shtetasi Dh. K., 39 vjeç është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.