Dimal, Berat – Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Dimal”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike

Ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas tjetër.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se 2 shtetas shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin “Dimal”, për kapjen e tyre. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

F. M., 24 vjeç, banues në lagjen “4 Shtatori”, Dimal.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi H. M., 29 vjeç, banues në lagjen “4 Shtatori”, Dimal.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, të ndarë në doza (me qese farmaceutike), gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.