Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal, për shtetasin A.H., 36 vjeç, banues në Dibër, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Komisariati i Policisë Bulqizë, referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasen F.K., banuese në Bulqizë, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa u pajisur me leje nga organet përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.