Dibër – Plan masash për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore

Plan masash për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Si rezultat i kontrolleve janë proceduar penalisht 2 shtetas për prerje e paligjshme e pyjeve
Procedohet penalisht edhe Përgjegjësi i Inspektoriatit të Pyjeve dhe Kullotave, Bashkia Dibër.
Sekuestrohen 14 m3 lëndë drusore dhe mjetet që i transportonin lëndën drusore
Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe kontrollin e mjeteve që kryejnë transporte me ngarkesa të ndryshme pa dokumentacionin përkatës, është ngritur grupi i Task Forcës me strukturat e Komisariatit të Policisë Dibër dhe IKMT.
Si rezultat i kontrolleve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër , u proceduan penalisht shtetasit:
L. L., 40 vjeç, banues në Selishtë, pasi është konstatuar duke shkarkuar nga kamioni tip Ifa, 6 m3, lëndë drusore, pa dokumentacion përkatës.
A. B., 38 vjeç, banues në Peshkopi, pasi u konstatua duke transportuar 8 m3, lëndë drusore, me automjetin tip Ifa, pa dokumentacion përkatës.
Si dhe në vijim të veprimeve është proceduar penalisht shtetasi V. T., 51 vjeç, banues Peshkopi, me detyrë Përgjegjës i Inspektoriatit të Pyjeve dhe Kullotave, pasi me veprimet e tij ka lënë pa mbuluar me specialist e punonjës pyjesh zonën pyjore të njësisë Administrative Selishtë, ku jan vërejtur disa raste të prerjeve të paligjshme të pyjeve, raste të goditura në vazhdimësi nga ana policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.