Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi E. Sh., 38 vjeç, banues në Peshkopi, pasi ky shtetas është kapur në flagrancë duke transportuar mallra të ndryshëm me automjetin e tij për të cilat nuk kishte faturë shoqëruese dhe dyshohet që i ka futur kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, me qëllim tregtimin e tyre në marketin e tij.
Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë në marketin tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tjetër sasi e konsiderueshme mallrash të ndyshme, të pa shoqëruara me dokument përkatës, të cilat dyshohet se kanë hyrë kontrabandë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.