Goditet një tjetër rast, vihet në pranga 1 shtetas.
Sekuestrohet 1 aparaturë elektronike që përdorej për vendosjen e basteve sportive.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të operacionit policor “Basti i fundit”, kanë goditur një tjetër rast në drejtim të informalitetit dhe organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit, si rezultat i të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. J., 50 vjeç, banues në fshatin Çipan, Devoll.
Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në fshatin Çipan, tek i cili ky shtetas ushtronte aktivitetin i pa regjistruar në organet përkatëse, gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 aparaturë elektronike që dyshohet se përdorej për vendosjen e lojërave të fatit të palejuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.