Devoll – Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Kosta Ago, 43 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 08.04.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.