Delegacioni i Qendrës Ndërkombëtare të Përsosmërisë për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm “Hedayah”, të Emirateve të Bashkuara Arabe, vizitë në DPPSH

Policia e Shtetit

Delegacioni i Qendrës Ndërkombëtare të Përsosmërisë për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm “Hedayah”, të Emirateve të Bashkuara Arabe, vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Delegacioni i kryesuar nga Kryetari i Qendrës Ali Rasheed Al Nuaimi, Drejtori Ekzekutiv Ahmed Alqasimi dhe Abeer Makki Menaxhere e Çështjeve Ekzekutive është pritur në takim nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj. Të pranishëm në takim ishin edhe Drejtori i Drejtorisë Hetimore Edmond Rizaj, zv/drejtori i Antiterrorit Edmond Sulaj dhe Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar Lufti Minxhzoi.

Në fokus të takimit ishte vendosja e urave të bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Qendrës Ndërkombëtare të Përsosmërisë për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm “Hedayah”.

Tonin Vocaj dhe Ali Rasheed Al Nuaimi theksuan faktin se bashkëpunimi mes strukturave për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm ka një rëndësi të madhe, pasi shërben drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë kombëtare.

Kryetari i Qendrës “Hedayah”, Ali Rasheed Al Nuaimi theksoi se kjo qendër ka në fokus kryesor asistencën në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, duke ofruar ekspertizën e saj në këtë fushë. Ai vlerësoi rolin e rëndësishëm dhe angazhimin e Policisë së Shtetit nëpërmjet Drejtorisë së Antiterroit dhe Departamentit të Policisë Kriminale, për punën mjaft të mirë që është bërë dhe po bëhet për të parandaluar dhe luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin, duke ndikuar pozitivisht për paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë.

#MëShumëSiguri