Berat/Skrapar – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapen 3 shtetas në kërkim për vepra të ndryshme penale

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen 3 shtetas në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

S. T., 36 vjeç, banues në Berat.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas, rreth një muaj më parë, ka vjedhur një shumë lekësh në një farmaci.

Po nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u kap shtetasi D. Sh., 24 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vjedhja”.

Ndërkohë, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e policisë Skrapar është kapur shtetasi E. N., 33 vjeç, banues në Linzë, Tiranë, i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vetëgjyqësia”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi i kishte marrë një automjet shtetasit L. M., me pretendimin se ky i fundit i detyrohej një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.