Berat – Kapet dhe ndalohet një shtetas në kërkim për veprat penale “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet një shtetas në kërkim për veprat penale “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në DVP Berat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

P. V., 41 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

Kapja e këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Vendime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Ky shtetas ka përndjekur vazhdimisht bashkëshorten e tij dhe ka tentuar të hyjë në banesën e saj, duke shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga Gjykata.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.