Vijon kontrolli i territorit, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave që posedojnë armë zjarri pa leje apo lëndë narkotike.
Arrestohet 26-vjeçari, i cili poesdonte një armë zjarri pushkë dhe një sasi cannabis sativa.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri dhe lëndë narkotike shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesën e shtetasit S.M, ku si rezultat i kontrollit të befasishëm, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në banesën e tij, një armë zjarri pushkë dhe një sasi lëndë narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin S.M., 26 vjeç, banues në Osmënzezë, Berat.
Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.