Operacioni për goditjen e shpërndarjes në doza të vogla të drogave të forta.
Sekuestrohen 15 doza Kokainë.
Arrestohet shtetasi që ushtronte këtë veprimtari kriminale.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative se një shtetas merrej me shpërndarje të drogave të forta në doza të vogla, organizuan punën duke finalizuar operacionin e koduar “Kristali”.
Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L.Ç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 15 doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit , L.Ç, 37 vjeç, banues në Fier.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” .