Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Vijojnë kontrollet në territor, si dhe puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Janë finalizuar 2 operacione policore në Tiranë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje.

Janë kapur/ndaluar 6 shtetas, të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste në të gjithë territorin, me 1 autor të arrestuar dhe 3 të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë sekuestruar sasi të dyshuara të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe kokainë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste, me 6 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Në Tiranë, u arrestua një 23-vjeçar, pasi ka goditur, për shkak të detyrës, një punonjës të Policisë. Gjithashtu, u procedua penalisht një 50-vjeçar, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, si dhe një shtetase, pasi ka kanosur, për shkak të detyrës, juristen e një institucioni.

Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 7 raste, me 1 autor të arrestuar, 4 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim.

Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, me 1 autor të arrestuar, 4 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 4 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.

Janë evidentuar 5 raste në fushën e krimeve kundër mjedisit, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.

Janë evidentuar 7 raste në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, me 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, është evidentuar 1 rast në fushën e krimeve kompjuterike/kibernetike, për të cilin po punohet për identifikimin e autorit/ëve.

Janë proceduar penalisht 16 shtetas dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, pasi drejtonin automjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Në Tiranë, u arrestua një 30-vjeçar, pasi, duke drejtuar automjetin, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, është përfshirë në një aksident me automjetin që drejtohej nga shtetasi B. D., 19 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 7 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandë mallrash.

Janë referuar 2 raste për vlerësim, njëri prej tyre pasi një 17-vjeçare, që dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, ka kallëzuar se është dhunuar seksualisht nga një shtetas i panjohur për të, si dhe rasti i gjetjes së pajetë të një 62-vjeçari, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 28.11.2026, rreth orës 11:50, në Bathore, dyshohet se një shtetas i mitur, rreth 7 vjeç, është zënë poshtë nga porta e jashtme e rrethimit të banesës dhe, për pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe anonimitet.