Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, janë finalizuar 5 operacione për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve.
Janë kapur 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 2 shtetas të arrestuar dhe 6 të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 3 raste, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 13 raste, me 2 shtetas të arrestuar, njëri prej të cilëve kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, 5 të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 në kërkim, ndërsa për 4 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 5 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kibernetike është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 4 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit.
Është arrestuar 1 shtetas për thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të Policisë.
Janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 8 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit, mosdeklarim të shumave monetare dhe trafikim të mjeteve motorike.
Maliq/ Ka kallëzuar shtetasi K. Ç. se është larguar nga banesa, që prej datës 20.11.2026, babai i tij, shtetasi I. Ç., 77 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.
Shkodër/ Më datë 27.11.2026, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Mark Lula”, pranë portës së oborrit të banesës së shtetasit E. Gj., 36 vjeç, është gjetur një sasi e vogël lënde plasëse, e cila është hequr nga shërbimet e Policisë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.
