Fier – Finalizohet operacioni policor i koduar “Vizitori”

Fier

Policia finalizon operacionin policor të koduar “Vizitori”.

Vidhnin motoçikleta në Fier dhe i shisnin në Vlorë, policia zbardh vjedhjet dhe vë në pranga autorët.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas një pune hetimore, zbardhën 4 vjedhje të ndodhura në Fier dhe ndaluan shtetasit:

E. M., 39 vjeç, banues në Vlorë.
S. T., 36 vjeç, banues në Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 motoçikletat e vjedhur

Shtetasi E. M., vidhte motoçikletat në qytetin e Fierit dhe ja jepte shtetasit S. T., i cili më pas i shiste në Bishan të Vlorës. (Vjedhje këto të ndodhura gjatë muajit Prill)

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.