Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. S., 28 vjeçe, pasi dyshohet se ushtronte prostitucion, në një ambient të marrë me qira, në Rrugën e Barrikadave. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast të kësaj veprimtarie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. P., 33 vjeçe, pasi dyshohet se ka përndjekur nëpërmjet një llogarie false në rrjete sociale, një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. S., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur bashkëshortin e saj dhe nënën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-I. O., pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, një shtetasi;
-J. P. dhe A. Sh., pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin P. K., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. B., pasi dyshohet se pa leje, ka hapur një rrugë kalimi në fshatin Zallherr.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-E. Th., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-D. A., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 1 pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 29.12.2025:
-kallëzoi shtetasja E. T., se fyhet nëpërmjet disa postimeve, në një llogari në rrjete sociale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit, si dhe për sqarimin e rrethanave;
-kallëzoi shtetasi J. B., se nëpërmjet një llogarie false në rrjete sociale, i janë dërguar mesazhe shqetësuese. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit;
-është çuar për mjekim, në spital, shtetasi F. M., 64 vjeç, i cili dyshohet se aksidentalisht, është rrëzuar nga shkallët dhe është dëmtuar. Aktualisht, 64-vjeçari është në kujdesin e mjekëve;
-shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë tentuar të hapin derën e një banese në Rrugën e “Saraçëve”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit, dhe për sqarimin e rrethanave.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 54 vjeç, banues në Bilisht, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen S. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjeri, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-E. H., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-A. R., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin M. M., për motive të dobëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. R., 45 vjeç, banues në Pogradec, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur më datë 21.08.2025, në lagjen nr.4, Pogradec, ku u dëmtuan gomat e automjetit në pronësi të shtetasit E. M.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. T., 63 vjeç, banues në fshatin Libonik, pasi u konstatua duke punuar me mjet ekskavator një pjesë toke në afërsi të lumit Devoll.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor “Fireworks”, kundër posedimit/shitjes së lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret.
Transportonte me automjet, me qëllim shitjen, pako me fishekzjarre dhe kapsolla, të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet në flagrancë, në bulevardin “Bajram Curri”, 22-vjeçari.
Sekuestrohen pakot me lëndë piroteknike dhe automjeti me të cilin transportoheshin.
Në vijim të zbatimit të planit të masave, të hartuar në prag të festave të fundvitit, me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit ose transportimit të lëndëve piroteknike, me qëllim shitjen e kundërligjshme, si pasojë, të rrezikshme të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bulevardin “Bajram Curri”, ndaluan për kontroll, automjetin që drejtonte shtetasi S. M., 22 vjeç.
Nga kontrolli në automjet u gjetën pako me lëndë piroteknike (fishekzjarre dhe kapsolla) që do të shiteshin në kundërshtim me kriteret. Gjithashtu, 22-vjeçari nuk dispononte fatura blerjeje për këto mallra.
Në përfundim të veprimeve procedurale në lidhje me rastin, 22-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.
Kontrollet vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë
-Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë:
Ditën e sotme, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Gjirokastër është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.12.2025, nga ora 12:00 deri në orën 16:00 (me orën greke), rruga nacionale “Kapshticë-Selanik”, do të jetë e bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë. Do të funksionojnë vetëm rrugët dytësore, për veturat.
-Pika e Kalimit Kufitar Qafë Thanë:
Paraditen e sotme, jemi njoftuar nga policia e Maqedonisë së Veriut, se në aksin rrugor “Strugë-Qafë Thanë”, rreth 3 km nga dogana maqedonase, si pasojë e një aksidenti rrugor, një autobot me gaz, ka bllokuar rrugën.
Për këtë arsye ju bëjmë me dije se, do të bllokohet lëvizja e mjeteve në dalje të Republikës së Shqipërisë dhe në hyrje të Maqedonisë së Veriut, deri në momentin kur rruga të jetë hapur plotësisht dhe e kalueshme për mjetet.
Ju faleminderit!
Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. M., 22 vjeç, A. H., 23 vjeç, dhe F. H., 20 vjeç, të tre banues në Tepelenë, pasi janë konfliktuar fizikisht me shtetasin Dh. L., për motive të dobëta;
-R. Ç., 60 vjeç, banues në fshatin Medar, pasi gjatë një konflikti për kullota, ka goditur me shkop druri, një 16-vjeçar, i cili mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. M., 58 vjeç, banues në fshatin Buz, pasi dyshohet se ka pushtuar tokën e një shtetasi tjetër;
-M. V., 67 vjeç, pasi ka shpërdoruar një sipërfaqe toke duke kryer gërmime.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. H., 26 vjeç dhe M. H., 20 vjeç, të dy banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën sasi të vogla kanabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. M., 22 vjeç, banues në Tepelenë, pasi i ka shitur një pajisje elektroshtëpiake një 63-vjeçari, me çmim të lartë, duke e mashtruar.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Dh. L., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-E. M., 39 vjeçe, banuese në fshatin Valare, pasi në aksin rrugor “Valare-Gjirokastër”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga;
-K. R., 28 vjeç, banues në fshatin Piskovë, pasi në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin shtetasin E. Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerët.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi T. K., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, se është aplikuar online, për kredi, në emër të tij. Vijojnë hetimet për rastin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:05, në banesën e tij, në fshatin Spiten, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri, shtetasi P. P., 65 vjeç.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Sh. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një punonjës sigurie në Spitalin Rajonal Fier, i cili është dëmtuar lehtë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. M., 26 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit F. K., 43 vjeçe, R. M., 62 vjeçe, dhe E. H., 41 vjeç, të tre banues në Roskovec, pasi në dyqanet e tyre janë gjetur fishekzjarrë, të cilët dyshohet se janë të kontrabanduar.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. H., 47 vjeç, banues në fshatin Çermë Shkumbin, pasi ka kanosur nëpërmjet celularit, një 57-vjeçar, për motive të dobëta.
Në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi R. M., 47 vjeç, i cili ka kallëzuar se shtetasi J. S., 33 vjeç (aktualisht në paraburgim në IEVP Fier), i ka marrë një automjet duke e mashtruar se do t’ia blinte. Po punohet për gjetjen e automjetit dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 67 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke drejtuar një motomjet në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 34 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka dëmtuar lehtë, në rrugë, me sende të forta 2 shtetase.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. H., 45 vjeç, banues në fshatin Kutalli, pasi dyshohet se ka hedhur inerte në anë të rrugës “Berat-Fier”, pa qenë i autorizuar.
Më datë 29.12.2025, kallëzuan:
-shtetasi G. Z., se në lagjen “Mangalem”, i kanë vjedhur në automjetin e parkuar dokumente dhe sende personale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit;
-një punonjës i Shërbimit Social, Kuçovë, se ishte larguar nga banesa sociale, shtetasja F. M., 65 vjeçe. Punohet për gjetjen e 65-vjeçares.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-T. M., 68 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në rrugën e re të portit, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. L., 80 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve;
-A. A., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte pa leje dhe në gjendje të dehur, dhe si pasojë motomjeti është përplasur me një automjet. Nga aksidenti u dëmtua lehtë, 41-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasin T. K., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 61-vjeçar. Punohet për kapjen e shtetasit T. K..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. Ç., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka tentuar të ngacmojë seksualisht, një 21-vjeçare.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-K. T., 25 vjeç, dhe D. Y., 21 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta, shtetasit E. Ç., 20 vjeç dhe S. Ç., 25 vjeç (vëllezër), për motive të dobëta;
-A. O., 25 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta, shtetasin M. D., 25 vjeç, për motive të dobëta;
-V. S., 44 vjeçe, pasi ka hedhur gurë mbi çatinë e fqinjës së saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. P., 31 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi në tejkalim të lejes së dhënë nga organet kompetente;
-F. S., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij;
-K. T., 62 vjeç, pasi qeni i tij ka kafshuar shtetasin M. T., 38 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 49 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasen Xh. T., 25 vjeçe, këmbësore, dhe është larguar. 25-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.
Peqin/Dje, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka rërë zjarr në autobotin me drejtues shtetasin maqedonas I. P., 33 vjeç. Si pasojë është dëmtuar vetëm goma e mjetit.
Librazhd/Dje, në aksin rrugor “Qukës-Librazhd”, dyshohet se për shkak të fërkimit të disqeve të gomës me asfaltin, ka rënë zjarr në kamionin me drejtues shtetasin V. Q., 33 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar dëme të pjesshme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Librazhd/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Hotolisht, ka rënë zjarr në minimarketin në pronësi të shtetasit S. G. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar dëme materiale në minimarket, si dhe janë djegur dy automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve R. S. dhe G. Xh.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Policia e Shtetit/Paralajmërim për fushatë phishing në platformën “WhatsApp”
Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik paralajmëron qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”.
Këto mesazhe paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij.
Mesazhet synojnë marrjen e kontrollit të llogarisë në aplikacionin “WhatsApp”, duke i drejtuar përdoruesit drejt faqeve të rreme dhe duke i nxitur të vendosin kode verifikimi, të cilat përdoren nga autorët për të përvetësuar llogarinë.
⚠️ Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve:
• Të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, edhe kur mesazhi iu shkon nga kontakte të njohura;
• Të mos japin kode verifikimi, fjalëkalime apo të dhëna personale;
• Të aktivizojnë verifikimin me dy hapa (Two step verification) në aplikacionin “WhatsApp”;
• Të raportojnë çdo rast të dyshimtë pranë strukturave të Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit po monitoron situatën dhe fton qytetarët të tregojnë kujdes maksimal ndaj mesazheve që ofrojnë votime, çmime apo përfitime të menjëhershme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve me rastin e ndërrimit të viteve, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në bazë dhe për zbatim të planit të posaçëm të masave, të hartuar me të njëjtin objektiv, nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka ndërmarrë një sërë masash konkrete në të gjithë territorin e kryeqytetit.
Masat konsistojnë në:
-shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale, në të gjitha zonat urbane, me fokus të veçantë në zonat me fluks qytetarësh, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike;
-vendosjen e pikave fikse të kontrollit në hyrje dhe dalje të qytetit, si dhe shtimin e patrullimeve të lëvizshme, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe rritjen e sigurisë;
-intensifikimin e masave për monitorimin e qarkullimit rrugor, nëpërmjet kontrolleve të shtuara, përdorimit të mjeteve inteligjente dhe patrullimeve në akset kryesore urbane dhe interurbane, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore;
-kryerjen e kontrolleve të vazhdueshme ndaj subjekteve dhe individëve që posedojnë/shesin lëndë piroteknike (fishekzjarre dhe/ose kapsolla), për parandalimin e rreziqeve dhe ngjarjeve aksidentale;
-rritjen e prezencës së shërbimeve të Policisë, në sheshe publike, shëtitore, pedonale, objekte kulti, në ambiente argëtimi (bare, restorante, lokale nate) dhe në qendra tregtare, me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve;
-bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit në kohë reale, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Theksojmë se punonjësit e Policisë do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë menjëherë, në çdo rast nevoje. Kërkoni ndihmë dhe denonconi paligjshmëritë që hasni, pranë çdo patrulle fizike, njesie policie ose në numrat pa pagesë 129 dhe 112!
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është e angazhuar maksimalisht për të garantuar një ambient të sigurt për qytetarët, gjatë gjithë ditëve të festimeve me rastin e ndërrimit të viteve.
Policia e Shtetit
Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet faza e radhës, kapet në Gjermani dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar.
Ai akuzohet se ka përvetësuar një apartament në Vlorë, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, më pas e ka prishur dhe ka ndërtuar një objekt tjetër.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët në Gjermani, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u lokalizua në Gjermani, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi në kërkim ndërkombëtar:
H. M., 60 vjeç.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 19.06.2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarise kriminale”.
Shtetasi H. M. akuzohet se nëpërmjet falsifikimit të lejes së ndërtimit, ka përvetësuar apartamentin e shtetasit J. M. Më pas, e ka prishur atë dhe ka ndërtuar një objekt tjetër me përmasa të mëdha.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit H. M., në Shqipëri.
