Ju jeni pjesë integrale e familjes sonë të madhe, familjes së Policisë së Shtetit.
Nën kujdesin dhe vëmëndjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, në Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe me rastin e festave të fundvitit, u zhvilluan aktivitete festive me familjarët e dëshmorëve të Policisë, njëherazi Dëshmorë të Atdheut.
Këto aktivitete janë shprehje e respektit të thellë, mirënjohjes së përhershme dhe përkujdesjes së vazhdueshme të Policisë së Shtetit ndaj familjeve që kanë dhënë sakrificën më sublime në shërbim të vendit.
Drejtori i Përgjithshëm ka vënë në qendër të vëmendjes mbështetjen morale dhe institucionale, duke u siguruar që familjarët e dëshmorëve të Policisë të mos ndihen asnjëherë vetëm.
Familjarët e Dëshmorëve të Policisë kanë falënderuar drejtuesit e Policisë në qarqe dhe, nëpërmjet tyre, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për ceremoninë e organizuar dhe për kujdesin e vazhdueshëm, që shkon përtej ditëve festive dhe mbetet i pranishëm në çdo kohë.













