Raporti i ngjarjeve, 20,21,22 dhjetor 2025

DVP Korçë

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

Goditen 3 raste të tjera të kësaj veprimtarie, në vijim të operacionit policor të koduar “Qarku”.

Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë në Korçë, për këtë veprimtari të paligjshme.

Sekuestrohen 3 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-V. P., J. T., dhe R. G., banues në Korçë dhe në fshatin Drenovë, Korçë, pasi në lokalet ku këta shtetas ndodheshin gjatë kontrollit të celularëve të tyre u gjetën faqe për baste sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularët.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit K. M., 19 vjeç dhe E. A., 20 vjeç, sepse 19-vjeçari u konstatua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke hedhur nga dritarja e automjetit me të cilin lëvizte, dyshohet një sasi Cannabisi, për të cilën dyshohet se ka patur dijeni 20-vjeçari. Nga kontrolli i mëtejshëm në automjetin me të cilin lëviznin ata, u gjetën lëndë piroteknike. Lënda narkotike u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me lëndët piroteknike.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve kapën shtetasin e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Relay”, Sh. K., 40 vjeç. Nga hetimet dyshohet se 40-vjeçari ka bashkëpunuar me 3 shtetas të tjerë, për të transportuar me 2 automjete, 12 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, në shtete të BE-së.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin E. M., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj nënës së tij, si dhe ka dëmtuar pajisje, në banesën e saj;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. H., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin F. Ç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. K., pasi u kap duke hedhur fishekzjarre;
-K. J., F. B. dhe O. B, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin A. K., 52 vjeç, pasi ka kallëzuar një shtetase, se ai ka ngacmuar seksualisht, djalin e saj të mitur;
-shpallën në kërkim shtetasin E. I., pasi dyshohet se ka fyer, nëpërmjet mesazheve telefonike, një 20-vjeçare, si dhe se i ka dëmtuar automjetin. Shtetasja është e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij. Punohet për kapjen e shtetasit E. I.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin A. H., 27 vjeç, pasi mbante një përforcues grushti;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. L. dhe M. L., si dhe për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin B. N.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin A. Gj.(M.), 46 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, vëllanë e tij, të cilit iu plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit G. M., 29 vjeç dhe K. B., 22 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur.

Dje, kallëzuan shtetasit:
-H. H., se ishte goditur me grushte, nga një shtetas i panjohur prej tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit;
-një 32-vjeçare, se dyshon se më datë 19.12.2025, djali i saj është dhunuar nga edukatorja e kopshtit që frekuenton. Menjëherë pas kallëzimit nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 janë kryer veprimet e nevojshme hetimore, si këqyrja e pamjeve filmike dhe marrja e deklarimeve, nga të cilat nuk janë konstatuar veprime të paligjshme. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësim të mëtejshëm të rastit;
-A. L., se i kishin vjedhur disa bizhuteri, në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Policia Rrugore arreston/procedon 7 shtetas, pasi drejtonin automjetin në mënyrë të parregullt dhe/ose shkelën rregullat e qarkullmit rrugor.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Korçë, në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara gjatë kësaj fundjave, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. G., 50 vjeç, banues në Bilisht, pasi u kap në aksin rrugor “Bilisht-Hoçisht”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-B. F., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-B. G., 21 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi u kap në aksin rrugor “Bilisht-Miras”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-A. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Kolonjë”, në fshatin Borovë, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë drejtuesi, i cili po merr mjekim në spitalin e Ersekës dhe është jashtë rrezikut për jetën;
-Dh. T., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Dardhë”, pranë kryqëzimit të fshatit Boboshticë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtua lehtë drejtuesi;
-për 2 shtetas të mitur, 16 vjeç dhe 17 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Policia Rrugore apleon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të menjehershëm.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:20, shërbimet e Policisë janë njoftuar se në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Nartës ka ndodhur një konflikt ndërmjet punonjësve të INUV dhe shtetasve I. D., 58 vjeç, D. D., 27 vjeç dhe F. D., 23 vjeç. Në afërsi të konfliktit kanë qenë duke kryer shërbim të planizuar dy punonjës të Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe janë goditur fizikisht nga tre shtetasit e sipërpërmendur.

Gjatë ndërhyrjes dhe në përpjekje për të ndalur sulmin fizik, njëri prej punonjësve ka përdorur armën e shërbimit duke qëlluar në ajër, pa shkaktuar lëndime.

Si pasojë e dëmtimeve fizike të shkaktuara nga goditjet e tre shtetasve, dy punonjësit e Policisë janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është ngritur grupi hetimor, i përbërë nga OPGJ i Prokurorisë dhe AMP, të cilët po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë
Gjatë javës që kaloi dhe gjatë kësaj fundjave, shërbimet e Policisë Rrugore, me rastin e afrimit të festave të fundvitit dhe shtimit të fluksit të lëvizjes, kanë intensifikuar kontrollet dhe patrullimet në të gjitha akset dhe pikat lidhëse të kryeqytetit, me objektivat madhorë, parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë.
Si rezultat i pranisë shtesë dhe përdorimit të pajisjeve logjistike bashkëkohore, janë konstatuar shkelje rrugore të rrezikshme, për të cilat janë vënë masat administrative si më poshtë:
•Qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara – 1838 masa;
•Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit – 1207 masa;
•Mosvendosje e rripit të sigurimit – 722 masa;
•Mosvendosje e kaskës mbrojtëse – 653 masa;
•Mosrespektim i radhës së qarkullimit – 250 masa;
•Parakalim i gabuar – 74 masa.
Më tej, për shkelje të rënda të Kodit Rrugor dhe për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor:
•janë arrestuar/proceduar penalisht 32 shtetas;
•janë bllokuar 53 automjete.
Policia Rrugore apelon sërish, për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit, si një kontribut i përbashkët dhe tejet i rëndësishëm për garantimin e sigurisë rrugore dhe për mbrojtjen e jetës.

Tiranë/ Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e sotme, i cili nis në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin R. T., 44 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka dëmtuar 3 automjete, me send të fortë, dhe më pas, gjatë shoqërimit, ka kanosur punonjësit e Policisë, me thikë. Shtetasi R. T. dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 24 vjeç, banues në Divjakë, pasi gjatë kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. K., 54 vjeç, dhe M. K., 52 vjeçe, të dy banues në fshatin Qarr, Fier, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte një shtetas 24 vjeç.

Gjithashtu shpallën në kërkim shtetasin N. L., 37 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se ka prerë pemë në Patos, në kundërshtim me ligjin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. T., 50 vjeç dhe D. K., 61 vjeç, banues në fshatin Gjazë, pasi dyshohet se kanë zaptuar një sipërfaqe toke që nuk është në pronësi të tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. N., 32 vjeç, A. N., 27 vjeç, S. Q., 25 vjeç, dhe R. A., 24 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen F. M., 34 vjeçe, pasi në aksin rrugor “Belsh–Cërrik”, automjeti që ajo drejtonte ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen F. A., 75 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-vunë në pranga shtetasin J. K., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi Prokuroria e Durrësit ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, akuzohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, më datë 01.07.2025, kanë marrë me forcë, në automjet, dhe kanë dhunuar një 48-vjeçar. 36-vjeçari u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, gjatë tentativës për të dalë nga Republika e Shqipërisë;
-shpallën në kërkim shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetas, në lidhje me kryerjen e një shërbimi në banesë. Punohet për kapjen e 46-vjeçarit dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit P. M., 41 vjeç dhe M. M., 30 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë dhunuar një 37-vjeçar;
-shpallën në kërkim shtetasin T. K., 27 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, ka goditur me sende të forta, shtetasin Z. H., i cili mori asistencën mjekësore të nevojshme dhe u largua në banesë. Punohet për kapjen e 27-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin Z.H., 60 vjeç, banues në Burrel, pasi në vendin e quajtur “Ura e Matit” u kap duke drejtuar automjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N.I., 33 vjeç, banues në fshatin Ilnicë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 10 copë fishekë arme gjahu, të cilat i posedonte pa leje dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Kukës

Policia e Kukësit ka vijuar veprimet hetimore dhe kontrollet për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme dhe për kapjen e 2 autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të Policisë dhe nga pamundësia për t’u larguar, 2 vëllezërit e shpallur në kërkim për këtë ngjarje, janë vetëdorëzuar.

Në vijim të veprimeve procedurale, pas komunikimit me prokurorin e gatshëm, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin N. I., 38 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij, shtetasin F. I., 39 vjeç, banues në Kodër Lumë.

Këta dy shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasin S. K., 65 vjeç, për motive të dobëta, dje, në vendin e quajtur “Dëshmorët”. Gjatë konfliktit, shtetasi N. I. e ka goditur me qytën e pistoletës shtetasin S. K., si dhe ka plagosur rëndë nga pakujdesia, shtetasin A. C., 36 vjeç, i cili nuk ishte i përfshirë në konflikt.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit e dyshuar përdorur në ngjarje.

Materialet procedurale shtesë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. L., 18 vjeç dhe 9 shtetas të mitur (të moshave 16 dhe 17 vjeç), pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, në rrugë, në lagjen “Ndoc Mazi”;
-P. N., 59 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin që kishte parkuar gabim, ka penguar lëvizjen e automjeteve të tjera të transportit rrugor. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. M., banues në fshatin Kolajkë, pasi dyshohet se ka penguar banorët e fshatit që të kalojnë në një rrugë mbi të cilën pretendon pronësinë.

Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, mbi aksidentin rrugor në aksin “Lezhë–Shkodër”, ku automjeti me drejtues shtetasin malazez, A. C., 26 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin italian, A. C., 46 vjeç. Si pasojë është dëmuar lehtë, 26-vjeçari, i cili mori asistencë mjekësore dhe u largua në banesë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. D., 26 vjeç, banues në fshatin Tresh, pasi gjatë kontrollit fizik, u gjet një sasi Cannabisi, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjetën një tytë pushke me bajonetë dhe 2 palë targa të huaja. Lënda nakotike dhe sendet e gjetura në automjet u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Dje, kallëzuan shtetasit:
-A. Sh., se ishte larguar nga banesa, gjyshja e tij, shtetasja D. Sh., 85 vjeçe. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje;
-D. N., se në banesën në pronësi të tij (aktualisht të pabanuar), i janë vjedhur disa pajisje. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve arrestuan shtetasit:

-F. C., 32 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka dalë jashtë banese, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;

-M. H., 33 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur vegla pune, në një subjekt në lagjen “Mangalem”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

DVP Lezhë/Kontrolle intensive kundër armëmbajtjes pa leje. Goditet një tjetër rast në këtë fushë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjerdani”.

Lëvizte i armatosur, me automjet pa targa, vihet në pranga 30-vjeçari.

Procedohen penalisht, për moskallëzim të krimit, 2 pasagjerët në automjet.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, 2 celularë, automjeti dhe një shumë parash.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale finalizuan operacionin “Gjerdani”.

Në kuadër të operacionit u ndalua në mbrëmje, teksa drejtonte një automjet tip “Fiat”, pa targa, në fshatin Shënkoll, shtetasi i dyshuar, K. B., 30 vjeç, banues në Lezhë. Gjatë kontrolleve, 30-vjeçarit iu gjet në çantë, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin nisi procedimi penal, për veprën “Moskallëzimi i krimit”, për 2 pasagjerët në automjetin që drejtonte shtetasi K. B., shtetasit A. A., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe K. N., 25 vjeç, banues në fshatin Tale.

Materialet procedurale iu refruan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 76”.

Akuzohet nga Gjykata e Malagës, për kultivim të bimëve narkotike, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Spanjë, 37-vjeçari.

Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni i radhës, i koduar “Operacionalja 76”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në Tiranë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Gj. C. alias Gj. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gykata e Malagës, Spanjë, me vendimin e datës 14.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Policia e Shtetit/Gatishmëri, shërbim i përforcuar dhe angazhim maksimal, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, gjatë festave të fundvitit dhe ditëve të para të vitit të Ri 2026.

Me qëllim përmbushjen e këtyre objektivave të rëndësishëm, si dhe parandalimin e incidenteve dhe ngjarjeve kriminale, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash, me detyra të mirëpërcaktuara për çdo strukturë policore vendore dhe qendrore.
Masat konsistojnë në:

-shtimin e prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale në territor, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale;

-menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve në PKK-të gjatë hyrjeve/daljeve të shtetasve në territorin e vendit, duke shtuar sportelet dhe burimet njerëzore në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Në pikat tokësore, do të intensifikohet bashkëpunimi i ndërsjellë me homologët, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, shmangien e radhëve të gjata dhe sigurimin e lëvizjeve të njëtrajtshme në të dyja anët e kufirit;

-rritjen e kontrollit në pikat e kalimit kufitar dhe shtimin e patrullimeve në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare;

-intensifikimin e masave për monitorimin e qarkullimit rrugor, duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, dronë, alkooltestues, si dhe shtimin e patrullave të lëvizshme të Policisë Rrugore në të gjitha qendrat urbane dhe akset rrugore urbane e interurbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave te sigurisë rrugore.

(Në këtë kuadër, sqarojmë se deklarata publike e bërë nga kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta se punonjësit e Policisë kanë urdhër të plotësojnë sa më shumë masa administrative pasi në rast se nuk plotësojnë numrin e kërkuar kërcënohen për transferime apo ulje në detyrë, është tërësisht e pavërtetë. Theksojmë për qytetarët dhe opinionin publik se nuk ka asnjë urdhër të tillë për të plotësuar një numër të caktuar masash administrative. Masat administrative, ashtu si fushatat sensibilizuese dhe masat këshilluese, janë mjete që përdoren ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe kanë objektiva vetëm garantimin e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve)

-bashkëpunimin me organet e pushtetit vendor dhe drejtuesit e institucioneve fetare për mbarëvajtjen e ceremonive festive për Krishtlindje dhe Vit të Ri, si dhe koordinimin e veprimeve me Policitë Bashkiake në qarqe;

-rritjen e prezencës së shërbimeve të Policisë në shëtitore, pedonale, objekte kulti dhe sheshe publike, në të gjitha bashkitë e vendit, për të garantuar mbarëvajtjen e festimeve gjatë natës së Krishtlindjes dhe gjatë ndërrimit të viteve;

-shtimin e masave për mbajtjen nën kontroll të rendit dhe sigurisë në ambiente te ndryshme, restorante, lokale dhe qendra tregtare që kanë frekuentim të lartë qytetarësh, me qëllim parandalimin e konflikteve dhe ngjarjeve kriminale;

-sigurimin në kohë të informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim për ngjarje kriminale dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale;

-intensifikimin e kontrolleve ndaj subjekteve që tregtojnë lëndë piroteknike (fishekzjarre, kapsolla), në bashkëpunim me strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese;

-rritjen e gatishmërisë dhe shtimin e shërbimeve policore në banka, zyra të këmbimit valutor, qendra tregtare, tregje te ndryshme dhe objekte të tjera ku administrohen vlera monetare dhe materiale;

-bashkëpunimin me shërbimet private të sigurisë fizike (SHPSF), për përforcimin e masave te sigurisë së objekteve, si dhe gjatë shoqërimit dhe transportimit të vlerave monetare.

Ndërkohë, shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Reparti Special RENEA do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment, në rast se do të jetë e nevojshme.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurtë për të gjithë qytetarët dhe në këtë kuadër, i fton ata të bashkëpunojnë me shërbimet e Policisë, duke denoncuar ne numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie apo indicie për konflikte, përgjatë ditëve dhe netëve festive.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se, gjatë një konflikti, është goditur me mjet prerës (thikë), nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi F. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:10, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin malazez A. C. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin italian A. C.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi malazez A. C., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. R., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Kukës / Informacion paraprak

Plagosën me armë zjarri dy shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar (vëllezër).

Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tyre.

Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit F. I., 39 vjeç, dhe N. I., 38 vjeç, (vëllezër), të cilët janë shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, për dokumentimin ligjor të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë kapën dhe ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin në kërkim D. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin G. Ç., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 20.12.2025, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta ka dëmtuar gomat e pesë automjeteve që ndodheshin të parkuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit L. K., 22 vjeç, banues në Mat, Burrel, dhe A. N., 35 vjeçe, banuese në Mirditë. Këta shtetas duke drejtuar automjetet e tyre janë përfshirë në një aksident rrugor, dhe për pasojë shtetasja A. N. ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. Ç., 36 vjeç, dhe Z. K., 60 vjeç, banues në Kurbin, pasi u konstatuan duke marrë materiale inerte në mënyrë të kundërligjshme në brendësi të lumit Mat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
E. G., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
J. L., 44 vjeç, banues në Krujë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

-Më datë 20.12.2025, rreth orës 10:00, në rrugën “Mbreti Pirro”, një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një 13-vjeçare dhe është larguar nga vendngjarja. Pas mjekimit në spital, e mitura u largua në banesë. Punohet për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 19.12.2025, në emisionin investigativ “Piranjat”, është shfaqur një video ku dyshohet se nuk ndodhej në banesë, duke thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Durrësit;

arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. P., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi, me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, të cilin dyshohet se e kishte vjedhur në Shijak, në aksin rrugor Shijak–Nishtulla ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 27-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;

referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
A. S., banues në Durrës, drejtues teknik i një firme ndërtimi në Durrës, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 5, te pallati ku punonte, ka rënë nga lartësia shtetasi Sh. B., 57 vjeç, banues në Durrës, i cili, për pasojë, ka humbur jetën;

A. D., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi kallëzon shtetasja A. M., se më datë 17.12.2025 i ka humbur celulari dhe nga verifikimi i vendndodhjes, është konstatuar se ndodhej në dyqanin e 31-vjeçarit;

K. Z., banuese në Durrës, pasi kallëzon shtetasja E. G. se në lagjen nr. 12, në një dyqan, ka harruar portofolin me një shumë parash brenda, të cilin dyshohet se e ka marrë shtetasja K. Z;

I. P., 57 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 50 vjeç, banues në Bilisht, pasi në aksin rrugor “Bilisht-Hoçisht”, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor “Korçë-Kolonjë”, në fshatin Borovë, duke drejtuar një motomjet dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë, ky shtetas ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në spitalin e Ersekës jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. H., 21 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike, kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një peshore elektronike dhe një grirëse.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur 14-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Zh., 22 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Vasil Shanto”, u konstatua muzikë jashtë orarit të lejuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin G.T., 32 vjeç, banues në Shijak, pasi në vendin e quajtur “Ura e Vashës” u kap duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F.K., 65 vjeç, banues në fshatin Çidhën, pasi u kap duke transportuar me automjet një sasi lënde drusore, pa dokumentacionin përkatës.
-A.Q., 48 vjeç, banues në fshatin Muhurr, pasi në fshatin Begjunec, u konstatua duke kryer gërryerje toke me automjetin e tij tip fadromë, pa leje përkatëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. G., pasi në telefonin e tij u konstatuan faqe online me lloto sportive;
•referuan materialet për vlerësim në Prokurori, pasi shtetasja N. B. ka kallëzuar se bashkëshorti i saj, me të cilin ndodhet në proces divorci, nuk po zbaton vendimin e Gjykatës së Tiranës lidhur me takimet me fëmijët e tyre të mitur;
•referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Sh. D., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Vijon puna për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
•arrestuan shtetasin E. L., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin E. C.;
•referuan materialet në Prokurori për shtetasit A. L., J. Sh., A. H., D. K., A. B., E. Z., S. L., E. P., M. K. dhe A. K., pasi dyshohet se ditën e djeshme, kanë prishur qetësinë publike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. M., pasi dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin G. V..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Sh. D., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin E. C.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
•arrestuan shtetasin J. D., 51 vjeç, pasi dyshohet se ka kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë gjatë vendosjes së një mase administrative ndaj automjetit të tij;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh. M., pasi dyshohet se ka kanosur ish-bashkëjetuesen;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. H., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. H., pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. S.. Si pasojë, janë dëmtuar 2 pasagjerë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. G., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme ligjore.

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Relay”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 12 emigrantë, kundrejt fitimit, me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre.

Sekuestrohen 2 automjete dhe 2 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore ndjekur me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan operacionin “Relay”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. M., 56 vjeç dhe M. M., 24 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Kukës, duke transportuar me 2 automjete, 12 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar transportimin nga kufiri grek, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.

Në vijim të veprimeve hetimore, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit Sh. K., 40 vjeç, dhe E. S., 22 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Borders 5”.

Vihet në pranga një 29-vjeçar që ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës prej 500 eurosh, për të kaluar kufijtë në mënyrë të paligjshme.

29-vjeçari u kap në flagrancë, në fshatin Vukpalaj, duke transportuar me automjet 3 emigrantë (nga Sudani), të cilët synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.

Gjithashtu, ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 7, Tiranë, për veprën penale “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë vepër penale.

Sekuestrohen automjeti me të cilin ai transportonte emigrantët dhe telefoni i tij celular.

Shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufijve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Borders 5”.Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

-O. Ç., 29 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, të cilët hynin ilegalisht në Shqipëri dhe më pas synonin të kalonin në Mal të Zi, duke i transportuar me automjet kundrejt pagesës prej 500 eurosh për person.

Në momentin që iu bë shenjë për të ndaluar nga punonjësit e Policisë, ai tentoi të largohej, por pas ndjekjes për disa minuta, u bë ndalimi dhe shoqërimi i tij. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 7, Tiranë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të kësaj gjykate, për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”.

Si rezultat i punës policore dhe hetimore të shërbimeve të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, zbardhet vrasja e shtetasit P. P., e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re.

Kapen dhe vihen në pranga dy shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje.

Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësisë Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP-së Shkodër.

Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësinë Shkodër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit P. P., e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re, u finalizua operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”.

Në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

K. L., 20 vjeç, banues në fshatin Mgull;

V. K., 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri,
për veprat penale:
“Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Mirditë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”.

Qarkullonte me automjet e armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçarja.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe automjeti.

Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetase qarkullonte e armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”.

Si rezultat i operacionit, në afërsi të kryqëzimit të Kthellës, drejt hyrjes për qytetin e Rrëshenit, shërbimet e Policisë konstatuan një automjet tip “Golf”, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasja e armatosur, dhe e ndaluan për kontroll.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasja J. B., 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, Mirditë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

DVP Korçë

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin D. Xh., 33 vjeç, banues në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, pasi dje në aksin rrugor “Qafë Plloçë-Qukës”, në afërsi të fshatit Vërri, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin A. K., 25 vjeç, banues në Korçë. Për pasojë janë dëmtuar shtetaset I. S., 45 vjeçe dhe E. M., 24 vjeçe, banuese në Korçë, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. K., të cilat po marrin mjekim në spitalin e Elbasanit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi sot, në afësi të fshatit Rëmbec, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Skoda”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët shtetasi V. D., 36 vjeç dhe një 11-vjeçar, banues në Tiranë, të cilët u dërguan për mjekim në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonimike-Financiare, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” për shtetasit J. Gj., 58 vjeç dhe S. Ll., 38 vjeç, banues në Devoll, pasi më datë 09.12.2025, në emisionin investigativ “Stop” janë transmetuar pamje filmike ku shtetasi S. Ll., i punësuar pranë subjektit të noterit J. Gj., përpilonte akte noteriale në emër të këtij të fundit, të cilat rezultonin të ishin te firmosura paraprakisht nga 58-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. R., 31 vjeç dhe për një 17-vjeçar, banues në Korçë, pasi dyshohet se më datë 17.09.2025, në qytetin e Korçës, 17-vjeçari ka vjedhur në stallën e një shtetasi, një bagëti të imët, të cilën më pas ja ka shitur shtetasit R. R.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. S., 22 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshit të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Pogradec/Më datë 19.12.2025, në fshatin Memëlisht, Pogradec, në banesë, një 17-vjeçar, dyshohet se ka konsumuar një sasi të vogël detergjenti, i cili u dërgua për mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kukës
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit në kërkim:
Q. D., 40 vjeç, banues në fshatin Mamëz.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite e 8 muaj burgim, ku i kanë mbetur për vuajtje 3 vite, 6 muaj e 3 ditë burgim, për veprat penale: “Dhuna në familje“, “Ngacmimi seksual“ dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit“.

Në prill të vitit 2024, ky shtetas u arrestua pasi bashkëshortja e tij kishte bërë kallëzim për dhunë në familje, si dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajzat e tij të mitura.

Gjatë kontrollit në banesë, u gjetën dhe u sekuestruan: 14 kapsolla denator, 2 fitilë zjarrpërcjellës, 1 granatë ofensive dhe 5 krëhera automatiku.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kolonjë / Kontrolle për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike.

Në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë intensifikuar kontrollet për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike nga subjekte të paautorizuara.

Si rezultat i kontrolleve, u konstatuan 2 markete, në të cilat mbaheshin në mënyrë të paligjshme sasi lëndësh piroteknike, me qëllim shitjen e tyre.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 shtetase, pronare të marketeve që i tregtonin, konkretisht:

T. R., 67 vjeçe, banuese në Ersekë, pasi në marketin e saj u gjetën 49 kuti me lëndë piroteknike (2918 kapsolla);

Z. I., 56 vjeçe, banuese në Ersekë, pasi në marketin e saj u gjetën 3 kuti me lëndë piroteknike (170 kapsolla).

Në total u sekuestruan 52 kuti me lëndë piroteknike (3088 kapsolla), të ndaluara për tregtim, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrollet për parandalimin e tregtimit të kundërligjshëm dhe të rrezikshëm të lëndëve piroteknike do të vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

⚠️ Apel për më shumë kujdes!

️ Për shkak të prezencës së mjegullës në Rrugën e Kombit, segmenti Tuneli i Kalimashit–Morinë, ku shikueshmëria është e reduktuar, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë ⬇️ dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë ‍♂️‍♀️.

Shërbimet e Policisë së Njësisë për Sigurisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 129.

#PoliciaNëShërbiminTuaj

Komisariati i Policisë Kufitare Dibër

Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

Goditet një tjetër rast i kontrabandës me mallra të ndaluara ose të kufizuara.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Degës Doganore Bllatë, në hyrje të R.SH.-së, në Pikën e Kalimit kufitar Bllatë, kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin A.D., 40 vjeç, banues në Shkodër, dhe pasagjer shtetasin A.H., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën pajisje të ndryshme (kasa metalike, qarqe elektrike, çelësa, butona), të cilat shërbejnë për kompletimin e pajisjeve të lojërave të fatit, pa u shoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve të lartpërmendur, A.D. dhe A.H., për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 57 vjeç, pasi dje, në fshatin Shushicë, gjatë manovrimit me mjet të blinduar për transportin e vlerave monetare, të një shoqërie private sigurie, ka aksidentuar shtetasin Xh. E., 77 vjeç, këmbësor, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, shtetasi Xh. E. ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spitalin e Traumës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 65 vjeç, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, në subjektin tregtar që administrohet nga shtetasi A. Sh., u konstatuan shkelje në lidhje me menaxhimin e integruar të mbetjeve të gomës, në kundërshtim me ligjin nr. 57/2025.
Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit u vendos gjithashtu masë administrative në vlerën 3 000 000 (tre milionë) lekë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen D. M., 32 vjeçe, pasi ka ka kanosur nëpërmjet celularit shtetasen A. Z., për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

DVP Vlorë

Zbardhet ngjarja e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e Vlorës, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e një banese.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, të finalizuar nga Komisariati i Policisë Vlorë dhe strukturat hetimore të DVP Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, u identifikuan, lokalizuan dhe u vunë në pranga autorët e dyshuar, babë e bir.

Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 29.11.2025, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së një shtetaseje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Objektivi”.

Si rezultat i veprimeve hetimore intensive dhe profesionale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë ndalimi, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja”, i dy shtetasve (babë e bir), konkretisht:

D. G., 59 vjeç, banues në Babicë e Madhe, Vlorë;
F. B., 29 vjeç, banues në Babicë e Madhe, Vlorë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbajtur në banesën e tyre automjetin tip “Volkswagen Golf Plus”, i cili rezulton i vjedhur në qytetin e Elbasanit.

Më pas, më datë 29.11.2025, ky automjet dyshohet se është përdorur nga këta shtetas për t’u afruar pranë banesës së shtetases B. Z., ku dyshohet se është vendosur një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të banesës, e cila më pas ka shpërthyer.

Pas kryerjes së ngjarjes, automjeti i përdorur nga këta shtetas është gjetur i djegur në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale përkatëse, ndërkohë që hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.

Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

Arrestohet në Serbi, bashkautorja e një vjedhjeje me dhunë, kryer në vitin 2021, në Tropojë.

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar nga specialistët e Drejtorisë së Interpolit, u arrestua në Serbi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, shtetasja e kërkuar ndërkombëtarisht, Rinesa Raci, 23 vjeçe.

Në vitin 2024, Gjykata e Kukësit e ka dënuar këtë shtetase, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2021, në fshatin Dojan, Tropojë, shtetasja Rinesa Raci dhe shtetasi V. M. i vodhën me dhunë, një shtetaseje, celularin dhe një shumë eurosh.

Strukturat policore homologe po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçares, në Shqipëri.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:

• H. H., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 19.12.2025, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet skuadrave “Flamurtari” dhe “Teuta”, ka kaluar rrjetën kufizuese të stadiumit.

• L. M., 25 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja B. L., 61 vjeçe, e cila pretendon se për motive të dobëta ky shtetas e ka kanosur nëpërmjet telefonit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit P. V., 53 vjeç dhe T. K., 73 vjeç, pasi dyshohet se kanë hapur me forcë derën e një dyqani, për të cilin janë në konflikt pronësie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. R., 42 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasin A. R., 60 vjeç, banues të dy në Delvinë, pasi dyshohet se këta shtetas, pas një konflikti me njëri-tjetrin, 42-vjeçari ka goditur me sende të forta bashkëshorten e 60-vjeçarit A. R., ndërsa ky i fundit ka goditur me sende të forta nënën e 42-vjeçarit A. R.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

• A. S., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

• O. H., 20 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shtetasi një shumë monetare.

Po nga këta specialistë u referuan materiale në Prokurori, pasi më datë 19.12.2025 ka bërë kallëzim G. K., 49 vjeç, me detyrë kujdestar i kishës në fshatin Manastir, se disa ditë më parë është vjedhur një kambanë e kishës. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. B., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 20.12.2025, rreth orës 09:45, në afërsi të fshatit Rëmbec, Maliq, shtetasi K. D., rreth 39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Skoda”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë marrë dëmtime dy pasagjerët shtetasi V. D., rreth 35 vjeç dhe një 11-vjeçar, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:

-arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 19.12.2025, rreth orës 20:00, ka vjedhur një shumë parash në kompaninë ku ishte i punësuar;

-shpallën në kërkim shtetasin A. H., 38 vjeç, banues në Tiranë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi të dy këta shtetas dyshohet se kanë kanosur shtetasin E. K., për motive biznesi. Punohet për kapjen e 38-vjeçarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. Dh., 55 vjeç, banues në Tiranë, K. N., 41 vjeç, banues në Durrës dhe A. B., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi këta dy të fundit janë konfliktuar me njëri-tjetrin në banesën e marrë me qira nga shtetasi B. Dh., i cili dyshohet se e ka dhënë banesën me qira pa deklaruar të ardhurat pranë organeve kompetente.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. T., 65 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të fortë në dorë një 58-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. M., 27 vjeç, banues në fshatin Melgushë, pasi duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur nga pas automjetin me drejtuese shtetasen A. K., 32 vjeçe, banuese në fshatin Boriç i Madh. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesja e automjetit, shtetasja A. K., dhe pasagjerja në automjet, shtetasja F. P.
-një 14-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjet, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Q. Xh., 67 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje;
-F. D., 52 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Vasil Shanto”, u konstatua muzikë jashtë orarit të lejuar;
-A. Rr., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Vasil Shanto”, u konstatua muzikë jashtë orarit të lejuar;
-Xh. G., 20 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, menaxher i një hoteli, pasi dyshohet se ka fshirë pamjet filmike të kamerave të sigurisë me qëllim moszbardhjen e ngjarjes së ndodhur pranë këtij hoteli, ku është qëlluar me gurë në drejtim të banesës së një 35 vjeçareje.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, njoftim mbi faktin, pasi ka bërë kallëzim shtetasi F. L., 66 vjeç, se shtetasi M. S., 34 vjeç, po i cenon pronën duke ndërtuar një gardh rrethues, pronë për të cilën të dyja palët pretendojnë se kanë dokumentacion pronësie.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbasditen e djeshme për një aksident të ndodhur në aksin rrugor “Fier-Berat”, ku u dëmtua drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi M. H., 50 vjeç, ju informojmë se Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin J. Sh., 41 vjeç, banues në Berat, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur e për pasojë ka humbur kontrollin duke u përplasur me mjetin bujqësor.

Shtetasi M. H., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në fshatin Gjinoqarë, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. M., 27 vjeç, banues në fshatin Melgushë, pasi duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur nga pas automjetin me drejtuese shtetasen A. K., 32 vjeçe, banuese në fshatin Boriç i Madh. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesja e automjetit, shtetasja A. K., dhe pasagjerja në automjet, shtetasja F. P.
-një 14-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjet, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Q. Xh., 67 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje;
-F. D., 52 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Vasil Shanto”, u konstatua muzikë jashtë orarit të lejuar;
-A. Rr., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Vasil Shanto”, u konstatua muzikë jashtë orarit të lejuar;
-Xh. G., 20 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, me profesion menaxher i një hoteli, pasi dyshohet se ka fshirë pamjet filmike të kamerave të sigurisë me qëllim moszbardhjen e ngjarjes së ndodhur pranë këtij hoteli, ku nga persona të paidentifikuar është goditur me gurë banesa e shtetases G. Sh., 35 vjeçe.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, njoftim mbi faktin, pasi ka bërë kallëzim shtetasi F. L., 66 vjeç, se shtetasi M. S., 34 vjeç, po i cenon pronën duke ndërtuar një gardh rrethues, pronë për të cilën të dyja palët pretendojnë se kanë dokumentacion pronësie.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për aksidentin rrugor të ndodhur në aksin “Lezhë–Shkodër”, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Nga përplasja e automjetit që drejtohej nga shtetasi E. S. me automjetin me drejtues shtetasin F. Z., 53 vjeç, banues në Kurbin, kanë mbetur të dëmtuar ky i fundit, si dhe pasagjerja M. D., 37 vjeçe, banuese në Lezhë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve shpallën në kërkim shtetasin A. B., 46 vjeç, banues në fshatin Tale, Lezhë, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri dy automjete. Një prej automjeteve u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. S., alias S. M., 38 vjeç, pasi motra e tij ka bërë kallëzim se ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Në përfundim të veprimeve procedurale, ajo u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Po këto shërbime referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në aksin rrugor “Thumanë–Milot” ka marrë flakë automjeti në pronësi të shtetases E. B., 31 vjeçe, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë. Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Ndërkohë, dyshohet se nëna e tij, shtetasja P. M., 72 vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten e cila u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Tiranë/Goditje të vazhdueshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shape”.

Sekuestrohen 1 kg e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro. Lënda narkotike dyshohet se është trafikuar nga Kanadaja.

Vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i veprimeve profesionale, u kap në rrugën “5 Maji” dhe u vu në pranga shtetasi:

-D. C., 23 vjeç, banues në Dibër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 kilogramë e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine, me vlerë rreth 10 000 euro.

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike është trafikuar nga Kanadaja.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Luggage”.

Transportonte me valixhe, një kallashnikov me municion, me qëllim shitjen, kapet në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, 24-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës operative dhe operacionale, me fokus goditjen e posedimit të kundërligjshëm dhe shitjes së armëve të zjarrit, finalizuan operacionin “Luggage”.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacionit të siguruar në rrugë operative, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi H. M., 24 vjeç, banues në Bathore, i cili mbante në një valixhe udhëtimit, dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.