DVP Korçë
Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Qarku”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit dhe informalitetit.
Goditen 4 raste të tjera të këtyre veprimtarive, në Maliq dhe në Korçë.
Procedohen penalisht 4 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Finamciare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. B., 23 vjeç dhe A. H., 43 vjeç, banues në Maliq, pasi gjatë kontrolleve në lokalet e tyre, në qytetin e Maliqit dhe në fshatin Libonik, rezultoi se këta shtetas nuk i kishin regjistruar këto aktivitete në organet tatimore, si dhe nuk dispononin kasë fiskale për lëshimin e kuponave tatimorë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi nga verifikimet e kryera në lokalin e tij, rezultoi se ky shtetas kishte punësuar në mënyrë të paligjshme një punonjës, të cilin nuk e kishte regjistruar në organet tatimore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. P., 39 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi në lokalin ku ndodhej, gjatë kontrollit të celularit të tij, u gjetën faqe aktive për baste sportive. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën në flagrancë një shtetas të mitur, 16 vjeç, me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, një mjet prerës (thikë), dhe një përforcues grushti të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin e mësipërm.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, pasi drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. Ç., 48 vjeç, banues në Fier, pasi ka goditur me mjet prerës një shtetas, 37 vjeç, për motive të dobëta;
-E. K., 56 vjeç, banues në Fier, pasi ka goditur me grushte një shtetas, 54 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 35 vjeç, banues në fshatin Kashtbardhë, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-D. K., 32 vjeç dhe N. H., 46 vjeç, të dy banues në fshatin Çermë Shkumbin, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-M. T., 42 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj fëmijëve të tij të mitur, të cilët janë të pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
•Në vijim të informacionit të dhënë dje, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit F. K., sqarojmë se si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera me qëllim zbardhjen e plotë të autorësisë dhe rrethanave të këtij rasti, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
A. N., 38 vjeç, banues në Durrës, F. B., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 34 vjeç, banues në Durrës.
Nga këto veprime dyshohet se këta 3 shtetas, rreth orës 23:45 të datës 15.12.2025, janë afruar me 2 automjete, te lokali në lagjen nr. 9, ku qendronte shtetasi F. K., dhe kanë qëlluar drejt tij, me armë zjarri. Si pasojë, shtetasi F. K. është dëmtuar lehtë.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., 31 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se është pronar i njërit prej automjeteve, me të cilat u afruan në vendngjarje, shtetasit e shpallur në kërkim. Nga kontrolli në banesën e 31-vjeçarit, u gjetën disa fishekë luftarak, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Punohet intensivisht për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.
•Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-D. Xh., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtua lehtë, 26-vjeçari;
-E. H., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur dhe si pasojë automjeti është përplasur me një automjet të Policisë. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. C., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se prishi qetësinë në lagjen nr. 3, me zhurmat që gjeneroi nga marmita e automjetit që drejtonte;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 16.12.2025, rreth orës 09:30, në lagjen nr. 15, dyshohet se si pasojë e një defekti në sistemin elektrik, është djegur një pajisje në një kompani për shitje hidrokarburesh.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. I., 51 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka bllokuar rrugën që të çon në pronën e një shtetasi.
•Më datë 16.12.2025:
-rreth orës 22:15, është gjetur në një rrugë në Maminas, trupi i pajetë i shtetasit indian, P. Ch., 45 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 45-vjeçari e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale. Punohet për dokumentimin e shkakut të vdekjes;
-rreth orës 18:30, dyshohet se si pasojë e një fishekzjarri të hedhur nga një drejtim i papërcaktuar, ka rënë zjarr në banesën aktualisht të pabanuar, në pronësi të shtetasit I. B.. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Punohet për përcaktimin e autorësisë dhe rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Kukës
Kapet dhe vihet në pranga një 42-vjeçari në kërkim, i dënuar me 9 muaj burgim, për plagosjen e një shtetasi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit në kërkim:
-Xh. D., 42 vjeç, banues në fshatin Shtanë.
Gjykatës e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës e ka dënuar këtë shtetas, me 9 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në muajin gusht 2022, ka goditur me send të fortë shtetasin A. D.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin R. H., 26 vjeç, banues në Gramsh, caktuar nga Gjykata e Elbasanit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-R. Sh., 34 vjeç, dhe A. C., 55 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motomjete, pa leje drejtimi;
-L. L., 26 vjeç dhe Xh. M., 26 vjeç, pasi në aksin rrugor “Gramsh-Cërrik”, automjeti që shtetasi L. L. e drejtonte pa leje drejtimi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. Ç., 58 vjeç. Shtetasi Xh. M., pasagjer në automjetin që drejtonte shtetasi L. L., ka dhënë deklaratë të rreme për rrethanat e aksidentit. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi F. Ç., i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., 18 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin A. L., 27 vjeç, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
–
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan
Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjete sociale, sipas të cilit pretendohet se Policia e Elbasanit është njoftuar për një ngjarje dhune dhe nuk ka ndërhyrë, si dhe nuk ka pranuar kallëzim penal nga qytetarët, sqarojmë se lajmi është i pavërtetë.
Më datë 16.12.2025, rreth orës 08:20, salla operative është njofuar për një mosmarrëveshje pronësie, në lagjen “28 Nëntori”. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, shtetasit H. L. dhe E. V.
Nga verifikimet rezultoi se pala ankuese, shtetasi H. L., nuk disponon asnjë dokument ligjor pronësie mbi pasurinë për të cilën pretendon, ndërsa pala tjetër, shtetasi E. V., është i pajisur me certifikatë pronësie dhe leje ndërtimi për pasurinë përkatëse.
Në përfundim të veprimeve procedurale, palët janë informuar se për pretendimet e tyre duhet t’i drejtohen Gjykatës, pasi çështja është e natyrës civile dhe nuk përbën vepër penale.
Gjithashtu, informojmë se shtetasit që shfaqen në videon e publikuar janë punonjës të shoqërisë ndërtuese, e autorizuar për kryerjen e punimeve.
Policia e Elbasanit mbetet e angazhuar maksimalisht në garantimin e rendit dhe sigurisë, mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.
Kamëz
Finalizohet pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Members”.
Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri.
Nga hetimet janë identifikuar 3 pjesëtarë të këtij grupi. Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallet në kërkim 1.
Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë.
Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është finalizuar operacioni i koduar “Members”. Në kuadër të këtij operacioni:
-u ndaluan shtetasit B. J., 29 vjeç dhe Xh. Sh., 60 vjeç, të dy banues në Kamëz, të cilëve Gjykata e Tiranës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”;
-u shpall në kërkim S. C., 29 vjeç, banues në Kamëz.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në Tiranë. Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin L.B., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “3 Çezmat”, Zerqan, duke drejtuar automjetin tip “Skoda”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë, është përplasur me automjetin e shtetasit B.S. Nga përplasja e automjeteve mbetën të lënduar shtetasi B.S. dhe një pasagjer që udhëtonte me të, të cilët, pasi morën ndihmë mjekësore, u larguan për në banesat e tyre.
U referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në ngarkim të shtetasve:
-A.Xh., 38 vjeç, banues në Shupenzë, pasi, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti është përplasur me automjetin e shtetasit I.I. Nga përplasja e mjeteve mbetën të dëmtuar lehtë të dy drejtuesit e automjeteve.
-A.D., 68 vjeç, banues në Burrel, pasi në qytetin e Burrelit, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, u dëmtua shtetasi A.D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve referuan materialet në Prokurori për shtetasin B.R., 24 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet e fshehur në trup një sasi lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.
Në janar të vitit 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, lokalizohet dhe kapet në Serbi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 24-vjeçari.
Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, u arrestua provizorisht në Serbi, në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, K. M., 24 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
24-vjeçari akuzohet se në muajin janar 2025, dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave policore, me qëllim ekstradimin e 24-vjeçarit, në Shqipëri.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin K. S., 35 vjeç, banues në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. S., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi u konstatua duke mbajtur veshur një jelek antiplumb si ata që përdor Policia;
-R. D., 39 vjeç, banues në fshatin Obot, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
-B. L., 35 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin M. S., 34 vjeç, për motive pronësie;
-F. G., 76 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. F., 27 vjeç, banues në fshatin Golem, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gj. P., 64 vjeç, P. K., 61 vjeç, A. D., 61 vjeç dhe E. N., 43 vjeç, pasi kanë kryer punime ndërtimi, pa leje.
Vau i Dejës/Dje, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M. P., 58 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
–
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orëve të para të mëngjesit, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në ambientet e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor Shkodër. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin P. P., 64 vjeç, banues në Greqi, pasi në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin shtetasin K. K., 30 vjeç, banues në Tepelenë. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka shtypur 1 kalë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për shtetasin E. Xh., 37 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka tentuar të vjedhë një bagëti të shtetasit Xh. M. Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi fishekësh gjuetie, të cilat ai i posedonte pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Xh. K., 49 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka prerë lëndë drusore, në mënyrë të paligjshme, në vendin e quajtur “Zharës”, Turanë. Gjatë punës ai ka dëmtuar lehtë këmbën;
-S. M., 68 vjeç, banues në Tepelenë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, gjatë shoqërimit në komisariat;
-E. V., 38 vjeç, banues në Tepelenë, pasi ka kanosur me fjalë një 43-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. B., 43 vjeç, banues në Tepelenë, me detyrë inxhinier zbatues i projektit të ujësjellësit në Memaliaj, pasi ka hedhur inerte në tokën e shtetasit M. V.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Q., 20 vjeç, banues në Tepelenë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël kanabisi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Kakavijë
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.
