Sarandë
U kap duke vjedhur arkën e kishës arrestohet në flagrancë autori, i dyshuar edhe për 3 vjedhje të tjera në zonë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura në këtë zonë, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e 4 rasteve në fushën e vjedhjes, dhe arrestuan shtetasin:
P. A., 56 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke vjedhur arkën e kishës së fshatit Kulluricë, Finiq.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është edhe autor i tre vjedhjeve të ndodhura më herët:
• më datë 08.12.2025, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se ka vjedhur nga mjeti i një shtetasi 60 000 lekë, një parfum dhe një byzylyk floriri.
• më datë 03.12.2025, në banesën e një shtetasi në fshatin Çukë, Sarandë, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake.
• më datë 28.09.2025, në fshatin Krane, Finiq, dyshohet se ka vjedhur 5 koshere me bletë.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”.
