Raporti i ngjarjeve, 11 dhjetor 2025

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës

Menjëherë pas publikimit të një video-je, nëpërmjet së cilës pretendohej se derdheshin inerte, në det, në Golem, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kryen verifikimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e rastit.

Në përfundim të veprimeve rezultoi se për llogari të subjektit që menaxhon hapësirën e plazhit që shfaqet në video, nuk po derdheshin inerte, por rërë deti, me qëllim shmangien e gërryerjes së bregut, nga dallgët.

Më tej, sa i përket futjes së mjetit të tonazhit të rëndë (kamion), në det, filloi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e mjetit, shtetasin K. M., 29 vjeç, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët, për denoncimet, dhe i fton ata, të vijojnë të raportojnë çdo paligjshmëri që hasin. Policia e Shtetit iu garanton anonimat, si dhe reagim të shpejtë dhe konform ligjit.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-T. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e Policisë Kufitare, në automjetin e këtij shtetasi, u gjet një sasi kafeje e dyshuar e kontrabanduar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

-S. A., 41 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë procesit të skanimit të kamionit që ky shtetas drejtonte, u gjet e fshehur në rimorkio, një shtetase e huaj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër/Finalizohet pas një hetimi të kryer për disa muaj, me metoda proaktive, operacioni policor “Trace the flow”.

Në 2 subjekte “Exchange”, në Tiranë dhe në Gjirokastër, jepnin me fajde, para me burime kriminale, arrestohen 3 shtetas (ndërmjet tyre, organizatori) dhe shpallet në kërkim 1.

4 shtetasit e përfshirë, 2 vëllezër me 2 djemtë e tyre.

Nga 2 subjektet dhe nga banesat e këtyre shtetasve, u sekuestruan: 26 963 200 lekë, 132 760 euro, 42 596 dollarë amerikanë, 8 780 paunde, 10 380 franga, 3145 dollarë kanadezë, 85 720 lira turke, 18 blloqe me shënime, 6 kompjuterë, 6 celularë dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë vijimit të hetimit.

Si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, për provimin e një rasti të pastrimit të parave me burime të dyshimta, nëpërmjet huadhënies së tyre, me përqindje të lartë fitimi, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomio-Financiar, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, finalizuan operacionin “Trace the flow”.

Gjatë operacionit u vunë në pranga shtetasi R. K., 56 vjeç, vëllai i tij, shtetasi L. K., 59 vjeç, si dhe djali i 59-vjeçarit, shtetasi P. K., 28 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i 56-vjeçarit, shtetasi B. K., 27 vjeç, të katërt banues në fshatin Kordhocë, Lazarat.

Nga hetimet dyshohet se nëpërmjet 2 subjekteve “Exchange” në pronësi të 56-vjeçarit, në Gjirokastër dhe në Tiranë, 4 shtetasit jepnin me fajde, para të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

Punohet intensivisht për kapjen e 27-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Skemat mashtruese dhe piramidale”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. A., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi në lokalin ku ndodhej, gjatë kontrollit të celularit të tij u gjetën faqe aktive për baste sportive.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Alarup, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë shtetasin D. H.;
-R. Gj., 28 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lokalin ku ndodhej, gjatë kontrollit të celularit të tij u gjetën faqe aktive për baste sportive.

Korçë/Dje, është dërguar në spitalin e Korçës, një 20-vjeçare, e cila dyshohet se ka konsumuar një sasi detergjenti, në banesë. Aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Pogradec/Dje, në fshatin Guras, aksidentalisht ka rënë zjarr në bodrumin e banesës së shtetasit P. B., 65 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 1:
-arrestuan shtetasin L. Sh., 21 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 23-vjeçare. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas ka bërë vazhdimisht, telefonata të rreme, në numrin e Emergjencës;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. H., pasi dyshohet se vinte baste, me celular.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. Zh., A. Zh., O. H., K. S., M. Ll. dhe M. Th., pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. K. dhe F. L., pasi dyshohet se kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë vënies së një mase administrative.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. K., pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në subjektin ku ishte e punësuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 5:
-arrestuan shtetasin F. L., 22 vjeç, dhe dy 17-vjeçarë, pasi dyshohet se i kanë hequr lirinë një të mituri dhe e kanë goditur me grushte. Për të miturin e dëmtuar nisi procedimi në gjendje të lirë, pasi iu gjet 1 mjet prerës;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. Sh. dhe S. Z., pasi në sipërfaqet e tokave në pronësi të tyre, u gjetën inerte që dyshohet se janë hedhur në kundërshtim me ligjin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 6 arrestuan shtetasin I. K., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 shpallën në kërkim shtetasin turk, H. Ç., pasi dyshohet se ka vjedhur në subjektin ku ka qenë i punësuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Krujë:
-arrestuan shtetasin M. H., 36 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin Xh. K., 82 vjeç, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve;
-shpallën në kërkim shtetasin G. M., pasi dyshohet se ka mashtruar një kompani, rreth një automjeti që ka marrë.

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin F. K., 59 vjeç, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi K. E.;
-arrestuan shtetasin E. Xh., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit tip “Volkswagen”, që në aksin dytësor “Vorë-Tiranë”, përplasi motomjetin me drejtues E. E., dhe u largua nga vendi i aksidentit.

Më datë 10.12.2025, kallëzuan shtetasit:
-K. H., se ishte larguar nga banesa babai i tij, H. H., 78 vjeç. Punohet për gjetjen e të moshuarit;
-E. Sh., se i kishin vjedhur targat provizore të automjetit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit;
-F. K., se i kanë hapur një llogari false në rrjete sociale, ku postohen materiale me përmbajtje fyese për të. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit;
-G. P., se i kanë hapur një llogari false në rrjete sociale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.

Materialet procedurale iu referuan prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Betfall”.

Vihet në pranga administratori i një subjekti i cili e kishte përshtatur ambientin për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Sekuestrohen 1 njësi kompjuterike dhe 1 aparat celular.

Strukturat për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në ambiente të ndryshme ku dyshohej se organizoheshin lojëra fati dhe si rezultat kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie.

Gjatë kontrollit në subjektin në administrim nga shtetasi D. V., në rrugën “Don Bosko”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 njësi kompjuterike në të cilin ishtin të hapur website të cilat shërbenin për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi D. V., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasin Z. N., 72 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar motomjet, pa leje drejtimi;
-një 14-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për një 16-vjeçar që dyshohet se ka goditur me grusht, një bashkëmoshatar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. U., 30 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës dhe motrës së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L. T., 64 vjeç dhe T. T., 71 vjeç, pasi dyshohet se kanë pushtuar tokën e shtetasit L. Gj., 60 vjeç, në fshatin Shtërmen.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Xh. K., 28 vjeç dhe A. B., 56 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan–Peqin”, automjetet që ata drejtonin janë përplasur. Si pasojë, janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. K., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur 240 litra naftë nga autoboti në pronësi të firmës që po kryen punimet për zgjerimin e rrugës nacionale “Elbasan–Qafë Thanë”. Po punohet për kapjen e shtetasit L. K.

Dje, në Spitalin Rajonal Elbasan, ka shkuar për mjekim shtetasi Sh. P., 72 vjeç, i cili dyshohet se gjatë kohës që po punonte me mjet bujqësor, në tokën e tij, mjeti është përmbysur. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi Sh. P., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, bëjmë me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin slloven K. J., 36 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin T. P., 36 vjeç, pasi dyshohet se gjatë natës, ka vjedhur materiale ndërtimi në një kantier në fshatin Hajmel, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Informacion paraprak/Rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Sum, është gjetur në rrugë, nga familjarët e tij, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Q. L., 63 vjeç, i cili dyshohet dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. Gj., 48 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat:
-kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim dje, R. L., 24 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta (gurë) dhe ka dhunuar psikologjikisht, nënën e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. D., 60 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas 54 vjeç, i cili është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. D., 61 vjeç dhe L. G., 53 vjeçe, të dy banues në Kuçovë, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive pronësie.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Kakavijë

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 14:00 deri në orën 17:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 51 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 14-vjeçar dhe për një 16-vjeçar, të cilët u kapën duke drejtuar mjete.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 14-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një grirëse lënde narkotike, dyshohet me mbetje Cannabisi në të.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, B. L., 63 vjeç, pasi dyshohet se 2 ditë më parë, ka mashtruar përfaqësuesin e një kompanie, rreth një pagese që duhej të kryente;
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. Zh., 34 vjeç, L. B., 51 vjeç, P. P., 50 vjeç dhe N. V., 65 vjeç, pasi u kapën duke vënë baste sportive, me celularë, në lokalin e 65-vjeçarit. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 celularë me faqe bastesh aktive në to;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. R., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka shtyrë një 75-vjeçar dhe si pasojë ky i fundit është rrëzuar dhe është dëmtuar lehtë.
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. H., 40 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Më datë 10.12.2025, kallëzoi shtetasi E. K. se i kishin vjedhur targat e automjetit të parkuar në lagjen nr. 11. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Sarandë

U kap duke vjedhur arkën e kishës arrestohet në flagrancë autori, i dyshuar edhe për 3 vjedhje të tjera në zonë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura në këtë zonë, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e 4 rasteve në fushën e vjedhjes, dhe arrestuan shtetasin:

P. A., 56 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke vjedhur arkën e kishës së fshatit Kulluricë, Finiq.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është edhe autor i tre vjedhjeve të ndodhura më herët:

• më datë 08.12.2025, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se ka vjedhur nga mjeti i një shtetasi 60 000 lekë, një parfum dhe një byzylyk floriri.
• më datë 03.12.2025, në banesën e një shtetasi në fshatin Çukë, Sarandë, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake.
• më datë 28.09.2025, në fshatin Krane, Finiq, dyshohet se ka vjedhur 5 koshere me bletë.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe:

• arrestuan shtetasin R. S., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin mbajtës të rrugës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

• proceduan në gjendje të lirë shtetasin R. C., 42 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi është përfshirë në një përplasje me dëme materiale.

• proceduan në gjendje të lirë shtetasin D. V., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Himarë, duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin, është përplasur me murin rrethues të një banese. Si pasojë, ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim pasi më datë 09.12.2025, në lagjen “28 Nëntori”, shtetasi P. J., 74 vjeç, dyshohet se gjatë ngjitjes për në tarracën e pallatit është rrëzuar nga kati i gjashtë dhe si pasojë, ka ndërruar jetë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe:

• shpallën në kërkim shtetasin S. Ç., 53 vjeç, banues në fshatin Dermish, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi N. Ç., se vëllai i tij ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake në banesë.

• proceduan penalisht shtetasen D. T., 40 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ndaj saj ka bërë kallëzim shtetasi K. K., si e dyshuar për vjedhjen e disa veshjeve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. Z., 41 vjeç, banues në Delvinë, pasi gjatë kontrollit personal iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Durrës

Vidhnin në lokale në zonën e plazhit, shuma parash dhe sende të tjera, arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Sekuestrohen një shumë parash dhe sende të tjera të vjedhura në lokale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit:

E. H., 29 vjeç, dhe M. I., 25 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Durrës.

Këta shtetas u kapën në flagrancë, në kohën që po vidhnin në lokalin e shtetasit B. M., ku kishin marrë sende të ndryshme, një shumë parash dhe një biçikletë. Në rrugën “Bajram Curri”, ku kanë marrë disa pije alkoolike dhe një biçikletë.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur në një lokal bar-piceri, në pronësi të shtetasit A. G., në lagjen 13, Durrës, një shumë prej 3 milionë lekësh dhe një aparat telefonik.

Shërbimet e Policisë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një pjesë të shumës së lekëve të vjedhura, një aparat celular. Nga ana jonë është bërë sekuestrimi i biçikletës dhe i një sasie lekësh të vjedhura.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

DVP Tiranë/Punë intensive për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Target”.

Shisnin lëndë narkotike Kokainë, në lokalet e zonës së Komunës së Parisit, kapen në flagrancë me një sasi Kokaine dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 250 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 2 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës intensive për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Target”.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. V., 23 vjeç dhe E. Dh.(K.), 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas u kapën në zonën e Komunës së Parisit, me 250 gramë lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, të cilën dyshohet se do ta shisnin në lokalet e kësaj zone.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.