Tiranë/Aktivitete sensibilizuese në shkolla, në kuadër të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore

Qarku Tiranë
‍‍Vijojnë aktivitetet sensibilizuese në shkollat e kryeqytetit, në kuadër të fushatës mbarëkombëtare “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore”.
Gjithashtu, zhvillohet konferenca me temë “Fuqizimi i mbështetjes për të mbijetuarit e dhunës me bazë gjinore – Një jetë e sigurtë për gratë dhe fëmijët…Nga mbrojtja drejt fuqizimit të qëndrueshëm”.
✅Me këtë tematikë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me institucionet arsimore dhe me njësitë vendore, ka zhvilluar një sërë aktivitetesh informuese dhe sensibilizuese në shkolla të ndryshme të kryeqytetit.
Gjatë këtyre aktiviteteve, me fokus parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës dixhitale, morën pjesë specialistë të Seksionit kundër Dhunës në Familje, drejtues dhe psikologë shkollash, oficerë sigurie, specialistë të shërbimeve Sociale, koordinatorë kundër Dhunës në minibashkitë e qarkut, si dhe punonjës nga skuadrat e terrenit për Të Miturit të bashkisë Tiranë.
Takimet patën për synim rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve mbi format e dhunës, pasojat e saj, si dhe mbi rëndësinë e raportimit dhe mbështetjes ndërinstitucionale. Theksi u vendos tek bashkëpunimi i Policisë me shkollat dhe me strukturat e mirëqenies sociale, për të siguruar një mjedis të sigurtë për fëmijët dhe të rinjtë.
✅Ndërkaq, gjatë konferencës së posaçme të zhvilluar me këtë tematikë u trajtuan mekanizmat e mbështetjes për viktimat dhe rëndësia e forcimit të rrjeteve të ndërhyrjes.
‍♂️Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë riafirmon angazhimin e saj për parandalimin e dhunës, forcimin e bashkëpunimit me institucionet arsimore dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme për çdo shtetas të cenuar nga dhuna në çdo formë të shfaqjes së saj.
https://youtu.be/VLMcueEdjk0