Raporti i ngjarjeve, 4 dhjetor 2025

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 48 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në aksin rrugor “Dimal-Kuçovë”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. V., 28 vjeçe, pasi dyshohet se në një llogari në rrjet social, ka postuar fotografi të një 43 vjeçareje, me mbishkrime fyese.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. V., 44 vjeç, banues në fshatin Sadovicë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë (gurë), babanë e tij;
-I. M., 69 vjeç, banues në fshatin Bogdan, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka dëmtuar banesën aktualisht të pabanuar, në pronësi të vëllait të tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 50 vjeç, banues në Çorovodë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka tentuar të dëmtojë me mjet prerës (sëpatë), shtetasin B. K..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

PKK Kakavijë

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 22 250 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 54-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e parave.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit D. H., ku u gjetën 22 250 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin D. H., 54 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Kakavijë

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Rinas

Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë me 240 000 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 36-vjeçari.

Sekuestrohen 240 000 euro.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me pajisje bashkëkohore, detektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.

Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 36 vjeç, banues në Krujë, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 240 000 euro që synonte t’i fuste në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Qarku Korçë

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. P., 68 vjeç, banues në Korçë, pasi në subjektin e tij është konstatuar një mjet (gjysmërimorkio), që rezulton i vjedhur në Itali, në vitin 2017. Mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Gj. M., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka vjedhur pasaportën një 27-vjeçareje, në banesën e saj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit S. F., 40 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, dhe D. M., 33 vjeç, banues në Kamëz, pasi dyshohet se 40-vjeçari ka goditur me grushte 33-vjeçarin, për motive të dobëta, ndërsa shtetasi D. M. rezultoi nga verifikimet se kishte kaluar kufirin në PKK Kapshticë, në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrrugor referuan materialet në Prokurori, per vlerësim, pasi shtetasi S. Ç., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. L., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm kufirit shtetëror”.

Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

DVP Kukës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në fshatin Koçanaj, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së detyrës. Gjatë kontrollit fizik ndaj 40-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën një sasi lënde narkotike kanabis dhe një grirëse për lëndët narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, për shtetasin P. S., 45 vjeç, banues në Kukës, pasi ka parkuar automjetin në mënyrë të parregullt, duke u bërë pengesë për lëvizjen e lirë të përdoruesve të rrugës, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të lëvizur automjetin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mat

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve K.T., 68 vjeç; A.A., 66 vjeç; A.S., 60 vjeç; A.T., 35 vjeç; R.H., 70 vjeç; dhe Xh.P., 51 vjeç, banues në Klos, pasi me vetëgjyqësi u kanë bllokuar rrugën punonjësve të një shoqërie private, me qëllim të moslejimit të punimeve për ndërtimin e një Hec-i në fshatin Kurdari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve transportit” dhe “Vetëgjyqësia”.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në dalje të qytetit të Koplikut, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. G., 35 vjeç, banues në Bajzë, pasi duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. L., 31 vjeçe. Nga aksidenti janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe një 17-vjeçare, pasagjere, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar, dhe dy pasagjerë shtetasit L. S., 48 vjeç, dhe M. B., 41 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Th., 31 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. K., 69 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, konstatuan parregullsi teknike në aparatin matës të energjisë elektrike, në banesën e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin L. A., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën 9 doza Kokaine. Lënda narkotike, së bashku me automjetin, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 63 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 42 vjeç, banues në Levan, bashkëshorten e tij, shtetasen L. M., 42 vjeç, djalin e tij, shtetasin A. M., 20 vjeç, si dhe shpallën në kërkim djalin tjetër, shtetasin A. M., 18 vjeç, pasi dyshohet se kanë dhunuar vëllanë e shtetases L. M., shtetasin K. O., 39 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen K. O., 35 vjeçe. Gjithashtu, kanë dëmtuar xhamat e automjeteve në pronësi të shtetasit K. O. Punohet për kapjen e 18-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 42 vjeç, banues në fshatin Libofshë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 43 vjeç.

Më datë 03.12.2025, në Komisariatin e Policisë Fier, kallëzoi shtetasja M. D., 57 vjeç, se në banesë, i kanë vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin V. M., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 03.12.2025, duke drejtuar automjetin, ku pasagjer dhe ishte shtetasi M. V., 28 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar. Në vijim të kërkimeve për verifikimin e këtyre shtetasve, u bë e mundur kapja e drejtuesit të automjetit, shtetasit V. M., ndërsa u shpall në kërkim shtetasi M. V., i cili dyshohet se ka thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit O. A., 45 vjeç, banues në Vlorë, dhe B. K., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi për motive të dobëta, në ambientet e konviktit, kanë goditur me grushta njëri-tjetrin dhe janë dëmtuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ndaluan me iniciativë shtetasin E. K., 44 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi më datë 03.12.2025, dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit K. K., 51 vjeç, si dhe i ka thyer dritaren e banesës.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin K. P., 33 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset R. O., 20 vjeçe dhe R. D., 22 vjeçe, si dhe për shtetasin M. K., 20 vjeç, pasi 2 shtetaset dyshohet se kishin marrë me qira, një apartament, ku ushtronin prostitucion. Ndërkaq, 20-vjeçari dyshohet se do të ofronte para, për të përfituar nga kjo veprimtari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin J. P., 22 vjeç, pasi më datë 02.12.2025, në rrugën “Gjergj Legisi”, dyshohet se ka kanosur dhe ka dhunuar një shtetas, për t’i marrë një shumë eurosh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-ndaluan shtetasin A. B., 28 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”;
-arrestuan shtetasin A. K., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 26-vjeçare.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. A., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin Sh. M.;
-L. H., 19 vjeç, pasi dyshohet se ka thyer stolin e një tribune, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit “Dinamo-Tirana”;
-E. M., 34 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. M. dhe L. P., pasi dyshohet se janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, me një pasagjer në autobusin në të cilin janë drejtues dhe faturino;
-A. P., pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetas, në lidhje me kthimin e parave që i ka marrë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 shpallën në kërkim shtetasin S. M., pasi dyshohet se nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike, ka kanosur shtetasen F. L.. Punohet për kapjen e shtetasit S. M..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 shpallën në kërkim shtetasin I. S., pasi dyshohet se ka kanosur kunatin e tij. Punohet për kapjen e shtetasit I. S..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-2 të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një të mitur tjetër;
-shtetasit A. V. dhe B. S., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin;
-shtetasen N. S., 30 vjeçe, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin lëvizte në korsi të gabuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë:
-ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim P. Ç., 51 vjeç, të cilin Gjykata e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. S., B. S. dhe J. S., të tre futbollistë, pasi dje, përpara fillimit të ndeshjes së futbollit “Iliria-Skënderbeu”, dyshohet se janë konfliktuar në dhomat e zhveshjes, me futbollistët e ekipit kundërshtar. Si pasojë është dëmtuar lehtë, futbollisti, shtetasi S. N.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë/Monitorim intensiv, për të parandaluar aksidentet rrugore dhe për të menaxhuar trafikun.

Fokusi i 48 orëve të fundit, mosrespektimi i rradhës së lëvizjes (kryesisht daljes) në Unazë së Madhe, shkelje e cila bëhet shkak për rëndim të trafikut në këtë aks të rëndësishëm të kryeqytetit.

Si rezultat i monitorimit në kohë reale, me shërbime të shtuara dhe me mjete bashkëkohore, gjatë 2 ditëve, janë vënë:

-3787 masa administrative, për shkelje të evidentuara në të gjithë qarkun, si: tejkalim i shpejtësisë, parakalim i gabuar, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje e rripit të sigurimit, mospajisje me dokumentacion të nevojshëm për të lëvizur me automjet, etj;

-163 masa administrative, për drejtuesit që duke mos respektuar radhën e lëvizjes, krijuan kaos në trafik dhe kryen/nxitën manovra të rrezikshme për përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore apelon për zbatim rigoroz të rregullave të qarkullimit, respektim të radhës dhe shmangie të çdo manovre të rrezikshme.

Siguria rrugore kërkon kontributin dhe përgjegjëshmërinë e të gjithëve.

Kontrollet vijojnë pa ndërprerje në të gjitha akset.

Telefononi Policinë, në numrin pa pagesë 112, çdo herë që konstatoni një rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor!

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Lezhës, për vënien në pranga të shtetasit Xh. F., 28 vjeç, banues në Lezhë, të dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 10 muaj burgim.

Shërbimet e qarkullimit rrugor të autostradës “Milot–Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. N., 53 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, i cili u kap duke drejtuar automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin K. V., 26 vjeç, banues në fshatin Fushë Kuqe, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që drejtonte, por ka vijuar lëvizjen. Gjatë largimit, automjeti përplasi automjetin e Policisë që u dëmtua pjesërisht. Punohet për kapjen e 26-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.