Korçë/Vijojnë takimet sensibilizuese në kuadër të fushatës mbarëkombëtare kundër dhunës me bazë gjinore

Korçë/Vijojnë takimet sensibilizuese në kuadër të fushatës mbarëkombëtare kundër dhunës me bazë gjinore.

Në funksion të fushatës sensibilizuese “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, ndihmësspecialisti për Policimin në Komunitet i Komisariatit të Policisë Korçë, specialistja kundër dhunës në familje, e DVP Korçë dhe koordinatorja kundër dhunës në familje, e bashkisë Korçë, kanë zhvilluar 2 takime, me qëllim informimin dhe edukimin mbi aspektet ligjore dhe psiko-sociale të fenomeneve si dhuna në familje apo dhuna me bazë gjinore.

Takimi i parë u zhvillua me nxënësit dhe stafin pedagogjik të gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, ndërsa takimi tjetër u zhvillua me punonjëset e një fasonerie në qytetin e Korçës.

Të pranishmit në këto takime u informuan mbi kuadrin institucional që mbron të drejtat e vajzave dhe grave dhe riintegrimin socio-ekonomik të atyre që janë viktima të dhunës në familje apo të fenomeneve të tjera kriminale.

Gjithashtu, gjatë diskutimeve në takime, një rëndësi të veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim trajtimin e plotë të rasteve të dhunës ndaj grave dhe vajzave, dhe jo vetëm aspektit penal të këtyre rasteve.

Takimet informuese dhe sensibilizuese në kuadër të kësaj fushate, do të vijojnë.

#Mbrojmëgratëdhevajzat
#Gratëefortaijapinfuqibotës
#Fushatambarëkombëtare
#Denoncodhunën